Tregu i brendshëm valutor gjen stabilitet - Edhe në tregjet ndërkombëtare, euro e qëndrueshme pranë 1.095 USD

Tregu i brendshëm valutor duket se ka gjetur një stabilitet, pas forcimit të monedhave kryesore ndërkombëtare, për 5 sesione me radhë. Edhe në tregjet ndërkombëtare monedhat po tregtohet tw qwndrueshme, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA.
Tregu i brendshëm valutor duket se ka gjetur një stabilitet të ri, pas forcimit për 5 sesione me radhë të monedhave kryesore ndërkombëtare. Tashmë, euro është stabilizuar në intervalin nga 103.5 deri në 104.5 lekë, ndërsa aktorët e tregu po presin për të tjerë katalizatorë për të qënë më aktivë me blerjen dhe shitjet e monedhave.
Sipas agjencisë së këmbimit valutor, Iliria 98, euro blihet me 103.6 dhe shitet me 104.5 lekë, dollari blihet me 94.5 dhe shitet me 95.6 lekë, franga zvicerane blihet me 110.7 dhe shitet me 111.7 lekë, ndërsa paundi britanik blihet me 120 dhe shitet me 121 lekë.
Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare euro po shfaqet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen këtë javë dhe do të përcaktojnë rrugën që do të ndjekë Rezerva Federale, në lidhje me normat e interesit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 102.5, ndërsa javën e kaluar u rrit me 1%.
Investitorët janë të fokusuar tek të dhënat e rishikuara mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen të enjten dhe do të qartësojnë më shumë hapat e Rezervës Federale, për uljen e interesave. Analistët parashikojnë se inflacioni do të jetë rritur me 0.2% me bazë mujore dhe me 3.2% me bazë vjetore. Tregjet vlerësojnë 64% shanse që Rezerva Federale të ulë normën bazë të interesit në muajin mars, nga 80% që vlerësohej në fund të javës së kaluar.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Papunësia globale pritet të rritet këtë vit, pavarësisht rënies në vitin 2023!
Shkalla e papunësisë dhe hendekut të vendeve të punës janë ulur nën nivelet para pandemisë, sipas një raporti të ri nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).......

Partneri më i madh i asistencës financiare për Shqipërinë – BE jep 250 milionë euro për programet kombëtare në vendin tone gjatë 2 viteve të fundit
Bashkimi Europian, gjatë dy viteve të fundit ka dhënë më shumë se 250 milionë euro financime, si pjesë e fondeve të para-anëtarësimit për programet kombëtare......

Kreditë me probleme zbresin në 5.07% - Fundi i vitit përmirëson cilësinë e portofolit të huave, rritje e treguesve kyç
Ndërsa vlerat e larta të inflacionit dhe normave të interesit, shtuan rrezikun e rritjes së kredive me probleme, këto të fundit jo vetëm nuk shënuar rritje,......

Jo më subvencione për naftën e fermerëve! – Cilat janë masat e reja të qeverisë gjermane?
Qeveria gjermane ka arritur një marrëveshje për masat shtrënguese shtesë për të reduktuar barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për......

Gjermania ofron mijëra euro bonus për punonjësit e rinj e kualifikuar!
Në Gjermani në shumë industri, kompani, spitale, fabrika etj., ka kërkesë për personel të kualifikuar. Ata që përzgjidhen marrin jo vetëm një punë, por edhe......

Qytet i vogël nën detin Adriatik, gjithçka është gati! - Sistem i ri kabllor lidh vendet e Ballkanit me Mesdheun Qendror
“GreenMed” do të krijojë një korridor të infrastrukturës optike, duke inkurajuar lidhjen në të gjithë Europën Qendrore, Ballkanin dhe vendet e Mesdheut Qendror......

Greqia rrit taksën turistike - Qeveria pret të ardhura prej 600 milionë euro
Nëse planifikoni të vizitoni Greqinë këtë vit, përgatituni të paguani. Për të përfituar nga ajo që pritet të ketë hyrje rekord turistësh këtë vit dhe për të......

“Ekonomia globale, në gjendjen më të keqe” - Banka Botërore: Situata më serioze në 30 vitet e fundit
Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore. Rritja globale......