Jorezidentët përjashtohen nga bonusi i bebes - Projektligji/ Emigrantët, ndryshojnë përfitimet edhe për asistencën sociale

Qytetarët që nuk janë rezidentë në Shqipëri do të përjashtohen nga e drejta për të përfituar asistencë sociale dhe bonusin e bebes. Gjithçka përcaktohet në një projektligj, të nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ndërkohë që, dokumenti nuk është shoqëruar me relacionin përkatës, që të shpjegojë arsyet, numrin e personave që preken nga ky vendim apo efektet financiare që do të sjellë në buxhetin e shtetit ky ndryshim.
Deri më tani, pavarësisht se lindnin jashtë shtetit, prindërit e fëmijëve që nuk jetojnë në Shqipëri, përfitonin bonusin e bebes, që sipas legjislacionit në fuqi është 40 mijë lekë për fëmijën e barë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
Ndërkohë që, sa i takon asistencës sociale, ligji përjashtonte deri më tani emigrantët nga e drejta e përfitimit, që gjithsesi kanë specifika të ndryshme nga ata që klasifikohen si jorezidentë, ndonëse bëhet fjalë për shtetas që jetojnë jashtë vendit. Më konkretisht, emigrant afatgjatë është një individ që qëndron në vendin e destinacionit për një periudhë prej 12 muajsh ose më shumë.
Ndërkohë që, nga pikëpamja tatimore jorezident është individi i cili nuk qëndron në Shqipëri gjatë një viti tatimor, në vazhdim ose me ndërprerje, në total, më tepër se 183 ditë, pavarësisht nga shtetësia apo vendi ku ka interesat jetike. Ndërkohë që, individi konsiderohet rezident për qëllime tatimore, kur ka një banesë të përhershme, ka familjen, pra ka interesa jetësorë dhe ekonomikë në Shqipëri (vendi i interesave jetikë), pavarësisht se mund të punojë në periudha të ndryshme jashtë vendit apo mund të ketë nënshtetësi të huaj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Qeveria do emetojë 33 Mld lekë bono e obligacione në maj - Shtohet huamarrja e brendshme, interesat në rënie për të gjitha maturitetet
Në muajin prill Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) zhvilloi tetë ankande letrash me vlerë, duke ofruar 30 miliardë lekë në total, prej të cilave 16.0......

Tregtia e jashtme "thellon" rënien në prill - Importet dhe eksportet u ulën 19.2% e 3.9%. Ndikuan lëndët djegëse, materialet e ndërtimit
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi tregtinë e jashtme referuar muajit Prill të këtij viti tregojnë se eksportet dhe importet vijojnë edhe për këtë......

Pse KESH po shet energji më lirë se Bursa Shqiptare - Korporata: Treg i vogël, do e testojmë kur të jemi në kushte më të favorshme
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arkëtuar rreth 4.4 mln euro nga shitja e energjisë, përmes një procedure të realizuar të premten, ndërkohë që çmimi......

Blendi Gonxhja paralajmëron stuhi në DPSHTRR: ‘Largime nga detyra dhe luftë ndaj marifeteve’!
Përmes një postimi në rrjetet sociale Drejtori i Përgjithshëm i DHSPTRR, Blendi Gonxhja bën me dije se institucioni në fjale po vijon të monitorojë çdo proces......

DigitAlb – Zgjedhja e vetme për Shqiptarët dhe Diasporën!
Në epokën e re të transmetimeve televizive, teknologjia e avancuar sjell vazhdimisht mënyra të reja argëtimi për ne dhe për të gjithë bashkëkombasit tanë, kudo......

Britania lançon planin e gjysmëpërçuesve prej 1.2 miliardë dollarë pas ‘çmendurive’ të SHBA dhe BE për çipat!
Mbretëria e Bashkuar njoftoi të premten deri në 1 miliard £ (1.24 miliardë dollarë) mbështetje për industrinë e saj gjysmëpërçuese, duke kërkuar të rrisë......

Emergjencat e motit deklarohen për të gjithë Europën!
Disa emergjenca të lidhura me motin janë shpallur në të gjithë Europën, përfshirë Italinë, ku përmbytjet fatale kanë pasuar thatësirën e madhe në disa......

Grevat europiane të udhëtimeve në maj dhe qershor: Kur janë dhe cilat vende do të preken?
Europa vjon të mbetet një koshere grevash ende edhe tani, me shumë punonjës të pakënaqur që inflacioni i lartë nuk është shoqëruar me paga më të larta. Ecje në......