Shqipëria Postuar më 19 Maj 2023, 13:52

Pse KESH po shet energji më lirë se Bursa Shqiptare - Korporata: Treg i vogël, do e testojmë kur të jemi në kushte më të favorshme

Nga SCAN TV
Pse KESH po shet energji më lirë se Bursa Shqiptare - Korporata: Treg

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arkëtuar rreth 4.4 mln euro nga shitja e energjisë, përmes një procedure të realizuar të premten, ndërkohë që çmimi mesatar me të cilin u shit energjia arriti në 65.58 euro/ mWh.

Ky çmim është më i ulët, jo vetëm se tregjet ndërkombëtare, por edhe se Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, që prej më shumë se një muaji ka nisur aktivitetin. Por, pavarësisht, kësaj jo të gjitha transaksionet e shit-blerjes së energjisë po kryhen përmes këtij instrumenti, duke ndikuar drejtpërdrejt në financat publike duke siguruar më shumë të ardhur.

Pyetur nga SCAN TV, KESH tha se shkak për zhvillimin e transaksioneve jashtë bursës është fakti se ALPEX, aktualisht është një treg i vogël, ndërsa pritet bashkimi me Kosovën apo dhe Greqinë, që të konsolidohet dhe të ketë likuiditet.

“KESH do testojë të tregtojë sasi në ALPEX kur të jetë në kushte më të favorshme, që edhe nëse sasia nuk arrin të tregtohet, të mos arrijmë në derdhje pa prodhim sepse ka rrezik që nëse në bursë nuk blihet për shumë arsye do detyrohemi të derdhim për të ruajtur kuotat sipas rregullores”, - deklaroi Korporata, duke shtuar se është bërë dhe test me sasi të vogla në bursë dhe nuk i ka marrë asnjë nga kompanitë private. Gjatë majit janë kryer edhe 2 transaksione shitjeje të energjisë, ndërkohë që shuma totale e arkëtuar, së bashku me shitjen e fundit arrin në 13.2 mln euro.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video