Italia, në alarm për infermierë! - Aktualisht mungojnë rreth 70 mijë

Italia është në alarm për mungesën e infermierëve dhe po përpiqet të gjejë në çdo cep të botës. Aktualisht, kërkohen rreth 70 mijë dhe me ardhjen e sezonit turistik problematika e infermierëve bëhet edhe më e mprehtë.
Sipas zyrtarëve, në 4 vitet e ardhshëm kuadri aktual prej rreth 460 mijë infermierësh do të humbasë mbi 100 mijë njësi për shkak të eksodit masiv të infermierëve nga spitalet italiane. Një humbje që tashmë prej vitit 2022 do të rëndojë mbi sistemin shëndetësor me një mungesë prej rreth 65-70 mijë infermierësh.
Por situata paralajmërohet të përkeqësohet gjithnjë e më shumë, për shkak të pensioneve, dorëheqjeve, transferimeve jashtë vendit ku përfitimet ekonomike janë dukshëm më të larta se ato që i jepen personelit infermier italian.
Problemi lidhet edhe me faktin se në Itali nuk diplomohen mjaftueshëm infermierë. Në 10 vitet e fundit u diplomuan vetëm rreth 12 mijë në vit, shumë pak në krahasim me nevojat.
"Një bombë me sahat", e konsideron sindikata e infermierëve situatën e mungesës së stafit e cila “është gati të shpërthejë në muajt e verës”. Ndër rajonet më në vështirësi, në vend të parë është Lombardia. Të dhënat dalin nga një sondazh i sindikatës së Infermierëve, i cili nxjerr në pah sesi në rajonet më të prekura nga fenomeni ka mesatarisht 12-13 pacientë për një infermier.
Një mesatare, e cila shkon shumë përtej asaj të maksimumit prej 6 pacientësh për të pasur kujdes shëndetësor cilësor dhe ekziston rreziku i shkurtimit të të paktën 10% të shtretërve për shkak të mungesës së stafit. Paga mesatare e infermierëve në Itali është 1,758 euro në muaj.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Ndryshimet klimatike prekin fermerët bullgarë - Vendi, një nga prodhuesit kryesorë globalë të vajit aromatik të trëndafilit
Bullgaria, një vend anëtar i Bashkimit Evropian në Ballkanin juglindor, është një nga prodhuesit kryesorë globalë të vajit aromatik të trëndafilit që përdoret......

Anijet mund të çlirojnë më pak CO2 - Industria e transportit detar përbën pothuajse 3% të emetimeve të gazit serrë
Studiuesit në Konsorciumin Blue Visby zhvilluan një zgjidhje të thjeshtë që do të zvogëlojë ndjeshëm emetimet e karbonit të prodhuara nga transporti detar......

Si Greqia po bashkëpunon me Francën për të forcuar marinën e saj?!
Dorëzimi i tre fregatave të reja të klasit Belharra për Marinën Greke, të vendosura për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit dhe për të forcuar bashkëpunimin......

QKB “ndalohet” të publikojë të dhënat e bizneseve - Rekomandimi/ Cilat janë rastet kur transparenca bie ndesh me ligjin?
Një pjesë e të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit për subjektet bien në kundërshtim me ligjin. Pas një hetimit të ndërmarrë në këtë......

“Zgjidh të vendit”, panairi që promovon produktet vendase - Gonxhja: Synojmë të forcojmë zhvillimin e prodhimeve shqiptare
Produktet “Made in Albania”, bën bashkë përfaqësues të qeverisë Shqiptare ndaj dhe qëllimi i këtij panairi ishte përfshirja e produkteve vendase në menutë......

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat jo-etike dhe jo-ligjore të disa institucioneve të mbledhjes së kredive në vonesë
Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të......

"Thellësia e lidhjes franko-gjermane": Presidentët e dy vendeve takohen për herë të parë në 24 vjet!
Emmanuel Macron i Francës do të bëjë një vizitë shtetërore në Gjermani këtë të dielë, udhëtimi i parë i këtij lloji nga një president francez në 24 vjet.......

Rrugë të sigurta gjatë sezonit veror - Balluku: Vëmendje e policisë për rrugët e reja. Monitorim edhe nga dronët “Bajraktar”
Dorëzimi i disa akeseve të reja rrugore, sikurse janë Thumanë – Kashar apo tuneli i Llogarasë kërkon vëmendjen e Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e......