Interneti, operatorët nuk aplikojnë shitje me shumicë - Nga 586 mijë aksese në total në gjithë territorin, vetëm 578 me shumicë

Megjithëse numërohen në treg plot 240 operatorë që ofrojnë shërbim interneti të shpejtë me linja fikse, ata nuk aplikojnë pothuajse fare shitjet me shumicë duke e orientuar tërësisht tregun nga shitjet me pakicë. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes së Komunikimeve Elektronike dhe Postare, volumi i produkteve të aksesit me shumicë që shiten aktualisht në Shqipëri është shumë i ulët, madje ato kanë ardhur në reduktim të fortë vit pas viti që nga 2016-a.
Nga treguesit zyrtarë të AKEP rezulton se deri në fund të vitit 2022, kishte gjithsej 578 aksese me shumëicë, nga 4 633 aksese të tilllla të njohur si aksese bitstream në vitin 2016. Ndërkaq, për sa i përket akseseve lokale me shumicë, asnjë akses i plotë nuk është shitur nga ndonjë nuk është shitur operator në treg që nga viti 2018.
Për t'i vendosur këto volume në perspektivë, numri total i akseseve në internet me pakicë të shitura në vitin 2022 ishte 586 mijë aksese. Kështu, vetëm 0.1% e akseseve në internet me pakicë u ofruan përmes një oferte me shumicë.
Nga ana tjetër, të ardhurat totale të gjeneruara nga ofertat me shumicë bitstream janë gjithashtu shumë të ulëta. Në fund të vitit 2022, të gjithë operatorët të kombinuar raportuan vetëm 4,2 milionë lekë, ose afërisht 40 mijë euro me kursin aktual, nga 29,2 milionë lekëapo afërisht 300 mijë euro në vitin 2018.
Shitja me shumicë konsiderohet një prej mekanizmave kryesorë që sigurojnë lehtësim të ccmimeve, dhe aplikohet gjerësisht në tregjet e zhvilluara. Mungesa e një mekanizmi të tillë vjen kur në fakt në vend numërohen 240 operatorë që ofrojnë shërbime interneti fiks, numër që presupozon nivel të lartë konkurrence, e cila gjithësesi nuk është shtrirë tek ofrimi i shitjeve me shumicë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Ndryshimet e tatimit mbi të ardhurat - Vjero: Për deklarime do përdoren formularët e vjetër, sistemi i ri nuk u bë gati në kohë
Tatimpaguesit do të përdorin formularët e vjetër për deklarimet tatimore, pavarësisht ndryshimeve ligjore që kanë hyrë në fuqi nga data 1 janar e këtij viti.......

Tregjet, të fokusuar te Forumi Ekonomik i Davosit - Diskutohet inflacioni, inteligjenca artificiale, lufta dhe zinxhiri i furnizimit
Tregjet europiane të aksioneve po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, ndërsa tregu i kriptomonedhave po shfaqet i qëndrueshëm, pasi investitorët janë të......

I ftohti në SHBA mbështet naftën - Prodhimi në Dakotën e Veriut bie me 400,000 fuçi në ditë
Nafta është kthyer në rritje në orët e pasdites, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Gjatë......

DPT / Rriten të ardhurat për vitin 2023 – Informaliteti, më shumë punonjës të siguruar se një vit më parë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat më të fundit mbi të ardhurat totale, kategoritë si dhe informalitetin në tregun e punës. Sipas të......

Matura shtetërore – Manastirliu: Nis shpërndarja e testeve model në gjithë shkollat e vendit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se në të gjitha shkollat e vendit ka nisur......

CENSI 2023 gati në qershor – Dhuli: Të dhënat do të kalojnë në procese të rëndësishme statistikore
Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi sot se të dhënat e mbledhura nga Censi lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë......

Kush e financon biznesin shqiptar? - Anketa e RCC: Mbi 90% nga burimet e brendshme, 7% nga fajdexhinjtë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal”, tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i......

Plakja e shpopullimi pengojnë ndërhyrjen në bujqësi - Tranzicioni i gjelbër, domosdoshmëri. Çështjet e pronësisë janë problematike
Qeveria planifikon ndërhyrje rrënjësore në sektorin e bujqësisë, i cili kontribuon rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe gjithashtu punëson......