DPT / Rriten të ardhurat për vitin 2023 – Informaliteti, më shumë punonjës të siguruar se një vit më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar të dhënat më të fundit mbi të ardhurat totale, kategoritë si dhe informalitetin në tregun e punës.
Sipas të dhënave të DPT 2023 ka patur një rritje prej 58.8 miliard lekësh ose ndryshe 19% në krahasim me vitin 2022 si dhe një rritje me 91.9 miliard lekësh apo 33% më shumë se viti 2021.
Përsa i përket informalitetit DPT ka bërë me dije se paga mesatare ka pasur një rritje me 15% në krahasim me vitin 2022, gjithashtu është ulur me 19% numri i punonjësve me pagë minimale. 2023-shi ka parë një rritje me rreth 13,448 punonjës më shumë të siguruar në krahasim me vitin 2022.
“Viti që lamë pas na tregoi se realizimi rekord historik i të ardhurave mund të arrihet falë një pune efiçiente dhe një qasje bashkëpunuese (jo penalizuese) me tatimpaguesin duke punuar për ndërgjegjësimin drejt vetëpërmbushjes, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në Shqipëri”, është shprehur Ceno Klosi, drejtor i përgjithshëm i DPT-së
N.Xh / SCAN
Sondazh

Matura shtetërore – Manastirliu: Nis shpërndarja e testeve model në gjithë shkollat e vendit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se në të gjitha shkollat e vendit ka nisur......

CENSI 2023 gati në qershor – Dhuli: Të dhënat do të kalojnë në procese të rëndësishme statistikore
Drejtoresha e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli deklaroi sot se të dhënat e mbledhura nga Censi lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë......

Kush e financon biznesin shqiptar? - Anketa e RCC: Mbi 90% nga burimet e brendshme, 7% nga fajdexhinjtë
Të dhënat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal”, tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i......

Plakja e shpopullimi pengojnë ndërhyrjen në bujqësi - Tranzicioni i gjelbër, domosdoshmëri. Çështjet e pronësisë janë problematike
Qeveria planifikon ndërhyrje rrënjësore në sektorin e bujqësisë, i cili kontribuon rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe gjithashtu punëson......

Strategji e gabuar e BE për sigurinë energjetike? - Infrastruktura e re e gazit të lëngshëm, e panevojshme
Europa mund të ketë shkuar shumë larg me strategjinë e saj të sigurisë energjetike. Pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 ekspozoi varësinë e madhe të saj në gazin......

Nis “skanimi” i individëve me makina luksoze - Dokumenti/ Do u verifikohen të ardhurat dhe asetet e tjera
Qeveria do të vijojë luftën ndaj informalitetit edhe përgjatë vitit 2024, duke vënë në shënjestër disa nga segmentet më problematike. Referuar programit të......

Kush janë 10 vendet më të njohura europiane ku amerikanët duan të lëvizin?
Sipas mediave duket se gjithnjë e më shumë amerikanë po zgjedhin të fillojnë nga e para në kontinentin e vjetër. Në një artikull për këtë temë të botuar në......

Cilat janë procedurat për të punuar në Gjermani? - Rregullorja për Ballkanin Perëndimor ndryshon në qershor
Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson emigrimin e punëtorëve të huaj. Elementi më i rëndësishëm i ligjit të ri do të jetë ‘Karta e......