Shqipëria Postuar më 16 Janar 2024, 13:41

Matura shtetërore – Manastirliu: Nis shpërndarja e testeve model në gjithë shkollat e vendit

Nga SCAN TV
Matura shtetërore – Manastirliu: Nis shpërndarja e testeve model

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se në të gjitha shkollat e vendit ka nisur shpërndarja e testeve model për provimet e Maturës Shtetërore, si një mundësi e mirë për të filluar që tani përgatitjet për maturantët.

“Në një takim frytdhënës me hartuesit e fondit të pyetjeve të Maturës Shtetërore, shpreha mbështetjen dhe dëgjova mendimet, sugjerimet dhe idetë e tyre, për të siguruar që çdo maturant të ketë një përvojë pozitive dhe të suksesshme gjatë procesit të rëndësishëm të provimeve të Maturës Shtetërore, bazuar në njohuritë e marra gjatë viteve shkollore”, ka njoftuar Manastirliu.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat