Kush e financon biznesin shqiptar? - Anketa e RCC: Mbi 90% nga burimet e brendshme, 7% nga fajdexhinjtë

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit për vitin 2023, të publikuara nga “Këshilli për Bashkëpunim Rajonal”, tregojnë se bizneset e Ballkanit Perëndimor i financojnë operacionet e tyre kryesisht nga fondet e brendshme. “Scan Intel” i ka përpunuar të dhënat e burimeve të kapitalit të sipërmarrjeve në vendin tonë, për të parë se cilat kanë qenë burimet të cilat përdorin kryesisht bizneset për financim. Sipas shifrave, 97% sipërmarrësve në Shqipëri janë shprehur se kanë përdorur fondet e brendshme për financim. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka përqindjen më të lartë për normën e vetëfinancimit. Serbia ndjek e dyta me përqindjen më të lartë të pronarëve të biznesit të anketuar (80%), të cilët janë shprehur se i kanë financuar binzeset e tyre me fondet e brendshme gjatë vitit 2023. Kosova po ashtu regjistron 61% të të anketuarve të cilët janë shprehur se i kanë financuar bizneset nga fondet e tyre. Përqindjen më të ulët të këtij treguesi e regjistron Mali i Zi, me 30%. Të dhënat për Shqipërinë në edicionin e vitit 2023 tregojnë për një tkurrje të burimeve të tjera të financimit, ndërkohë që këtë vit është rritur përqindja e atyre që kanë thënë se janë financuar me burimet e brendshme.
Të dhënat e barometrit sa i përket aksesueshmërisë në financim tregojnë se 36% e bizneseve të anketuara kanë marrë kredi nga bankat tregtare për vitin 2023. Kosova ka përqindjen më të lartë në nivel rajoni të këtij treguesi, ku 65% janë shprehur se kanë marrë kredi nga bankat tregtare. Nga ana tjetër, janë 7% e sipërmarrësve shqiptarë të anketuar të cilët janë shprehur se kanë marrë kredi nga burime informale. Në nivel rajoni ky tregues është më i lartë në Kosovë, ku janë rreth 13% të të anketuarve të cilët janë shprehur se kanë marrë borxh nga burime informale.
Një shifër interesante po ashtu është dhe përqindja e të anketuarve të cilët kanë marrë kredi nga bankat e huaja. Shqipëria ka 5% të të anketuarve të cilët kanë marrë kredi nga bankat e huaja, ndërkohë përqindjen më të lartë e kanë të anketuarit në Bosnje Hercegovinë, me 8% të bizneseve të cilët kanë marrë hua nga bankat e huaja.
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me përqindjen me të ulët të pronarëve të cilët kanë thënë se kanë përdorur kartat e kreditit si burim për të financuar veprimtarinë e tyre gjatë 12 muajve të fundit.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Plakja e shpopullimi pengojnë ndërhyrjen në bujqësi - Tranzicioni i gjelbër, domosdoshmëri. Çështjet e pronësisë janë problematike
Qeveria planifikon ndërhyrje rrënjësore në sektorin e bujqësisë, i cili kontribuon rreth 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) dhe gjithashtu punëson......

Strategji e gabuar e BE për sigurinë energjetike? - Infrastruktura e re e gazit të lëngshëm, e panevojshme
Europa mund të ketë shkuar shumë larg me strategjinë e saj të sigurisë energjetike. Pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 ekspozoi varësinë e madhe të saj në gazin......

Nis “skanimi” i individëve me makina luksoze - Dokumenti/ Do u verifikohen të ardhurat dhe asetet e tjera
Qeveria do të vijojë luftën ndaj informalitetit edhe përgjatë vitit 2024, duke vënë në shënjestër disa nga segmentet më problematike. Referuar programit të......

Kush janë 10 vendet më të njohura europiane ku amerikanët duan të lëvizin?
Sipas mediave duket se gjithnjë e më shumë amerikanë po zgjedhin të fillojnë nga e para në kontinentin e vjetër. Në një artikull për këtë temë të botuar në......

Cilat janë procedurat për të punuar në Gjermani? - Rregullorja për Ballkanin Perëndimor ndryshon në qershor
Që nga 18 tetori, në Gjermani ka hyrë në fuqi një ligj që lehtëson emigrimin e punëtorëve të huaj. Elementi më i rëndësishëm i ligjit të ri do të jetë ‘Karta e......

Zbulohet tjetër depozitë e madhe litiumi në SHBA - Rajoni mund të prodhojë deri në 3.4 milionë ton
Departamenti Amerikan i Energjisë konfirmoi zbulimin e një depozitë të madhe litiumi në liqenin ‘Salton Sea’. Liqeni ndodhet në Kaliforni, sipërfaqja e tij......

Rritje e fortë e kompanive të reja në Rusi - Bashkëthemelues, investitorë nga Kina dhe ish-republikat sovjetike
Pothuajse 10.000 kompani me pronësi të huaj u larguan nga Rusia në 2022 - shin dhe 10 muajt e parë të 2023 - shit. Megjithatë, numri i kompanive në Rusi me......

Shën Sofia bëhet me pagesë - Shtetasit e huaj duhet të paguajnë 25 euro
Vizitorët e huaj të kishës dikur më të rëndësishme të Ortodoksisë në Stamboll, Shën Sofia, do të paguajnë për mirëmbajtjen e saj. Ministria turke e Kulturës......