Shqipëria Postuar më 19 Maj 2022, 12:48

Inflacioni në 6.1% sipas Eurostat/ Çmimet rriten më pak se në Europë, renditemi të shtatët nga fundi

Nga SCAN TV

Inflacioni sipas metodologjisë së Eurostat regjistrohet në 6.1% për muajin prill tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Rikujtojmë se inflacioni në vendin tonë për të njëjtin muaj, sipas metodologjisë së INSTAT, regjistrohej në 6.2%. Megjithëse flasim çdo ditë për rritje të çmimeve, të dhënat tregojnë se këto të fundit janë rritur më pak se në Europë. Shifrat sinjalizojnë se mesatarja e Bashkimit Europian për muajin prill është 8.1% dhe Shqipëria gjendet e renditur në vend të shtatë nga fundi krahasuar me vendet e Europës. Vendet Baltike, Estonia dhe Lituania, vazhdojnë të kryesojnë në listën e shteteve me rritjen më të lartë të çmimeve edhe për këtë muaj. Nga ana tjetër në fund renditen vende si Zvicra dhe Malta.....Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat