Inflacioni i lartë në Gjermani: Gjithnjë e më shumë qytetarë kërkojnë ndihma ushqimore!
Rritja drastike e cmimeve të energjisë po prek shumë gjermanë, deri në pikën që disa prej tyre nuk kanë zgjidhje tjetër përvec se të kërkojnë ndihmë ushqimore.
Shtyrë dhe nga lufta në Ukrainë, inflacioni në Gjermani ka arritur në nivelin 7.9% në muajin maj, niveli më i lartë që nga ribashkimi i vendit në 1990-ën, dhe cmimet e produkteve ushqimore janë ndër më të prekurat.
Qytetarët shprehen se tashmë mendohen dy herë para se të blejnë dicka, për të vendosur nëse disa gjëra duhen vërtet apo të presin uljen e cmimeve dhe ofertat.
Në përpjekje për të lehtësuar presionin në financat në krizë, qeveria ka ulur taksat për karburantin, ka reduktuar ndjeshëm kostot e transportit publik dhe ka premtuar një ndihmë prej 300 eurosh për taksapaguesit.
Por të moshuarit shprehen se ndihma e shtetit nuk është e mjaftueshme, pasi nuk është vetëm një gjë, por janë të shumta produktet që janë shtrenjtuar.
Sipas deputetes së të gjelbërve Ricarda Lang, autore e propozimit për një biletë të vetme prej 9 eurosh për transportin publik vendor, rritja e cmimit të gazit dhe energjisë elektrike nuk ka mbërritur ende tek popullsia. Sipas saj situata do të përkeqësohet më shumë në vjeshtë dhe në dimër.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=tecm8UbbxcY
Sondazh

Drejtori i “Sberbank” përgënjeshtron Putin: Rusisë do t’i duhen 10 vjet për të rimarrë veten nga sanksionet perëndimore!
Sberbank është banka kryesore ruse, dhe ka një rëndësi të vecantë për Kremlinin. Kreu i bankës, Herman Gref, paralajmëroi se do të duhen 10 vjet para se......

Çmimet e larta në Maqedoninë e Veriut - Më shumë se 100 artikuj janë shtrenjtuar brenda 24 orësh
Çmimet e larta të produkteve ushqimore janë bërë të paarritshme për shumicën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata shprehen se çdo ditë përballen me çmime......

Çmimet e naftës rriten në bursa - Pasi shtrëngimi i ofertës po kompenson shqetësimet ekonomike globale
Çmimet e naftës u rritën të hënën në një tregti të paqëndrueshme, duke rikthyer humbjet e mëparshme, pasi shtrëngimi i furnizimeve tejkaloi shqetësimet rreth......

Kina importon sasi rekord nafte nga Rusia - Moska zëvendëson Arabinë Saudite duke u bërë furnizuesi kryesor i vendit
Importet e naftës së papërpunuar të Kinës nga Rusia janë rritur prej 55% në krahasim me një vit më parë dhe shënuan një rekord në muajin maj, duke zëvendësuar......

Vala e të nxehtit në Europë: Italia në krizë prej thatësirës, zjarre të shumta në Spanjë e Gjermani!
Mijëra hektarë tokë të shkrumbuara. Zona e Siera de Kulebra në Spanjë po digjet prej së mërkurës. Në 10 vitet e fundit nuk ishte regjistruar asnjëherë një......

Italia firmos me Katarin dhe Algjerinë - Vendi synon të shkëputet nga gazi rus dhe të sigurojë rezerva për dimrin
Italia nënshkroi një marrëveshje me QatarEnergy për zgjerimin e projektit “North Field East”, që do të rriste eksportet e gazit të lëngshëm nga 77 milion në......

Kriza për furnizimin me grurë - Pasoja të konsiderueshme në të gjithë botën
Lufta në Ukrainë vazhdon, por banorët e fshatrave pranë linjës së frontit në lindje të Ukrainës, nuk i braktisin fushat e tyre me grurë, pavarësisht rrezikut......

Linjat ajrore do humbasin më pak nga sa pritej - Por, fitimet nga udhëtimet ajrore do të regjistrohen vetëm në vitin 2023
Rikthimi i vrullshëm i udhëtime ajrore pas pandemisë së Covid 19, do t'i lejojë linjat ajrore globale të zvogëlojnë humbjet këtë vit dhe ndoshta të kthejnë......