Inflacioni “goditi” ushqimet në 2023 - Shqiptarët shpenzuan më shumë për bulmet e zarzavate
Gjatë vitit 2023 shqiptarët shpenzuan më shumë për ushqime. Ndonëse, gjatë vitit të kaluar inflacioni i përgjithshëm regjistroi nivelin prej 4%, në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” çmimet u rritën me 6.7%. Nëse do të bëjmë një rezyme të gjithë vitit që lamë pas, ky grupim ka pësuar rritje të vazhueshme. Por cilat janë nëngrupimet që kanë kontribuar në këtë rritje?
Në 4 muajt e parë të 2023, brenda grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” ka një rritje të ndjeshme duke filluar me 26.4% në janar, 28% në shkurt si dhe 20.6% në mars dhe 15.5% në prill.
Pasuese e tyre gjatë katër mujorit të parë janë nëngrupimet “peshk”, “mish”, “fruta”, “bukë dhe drithëra”, “zarzavate përfshirë patatet”, etj.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet”, ka pësuar rritjen më të madhe në 8 muajt e tjerë të vitit 2023. Më konkretisht, ky nëngrupim në muajin maj ka shënuar një rritje prej 18.3%, ndërsa në muajin qershor ka rritjen më të madhe duke arritur në 26.1%. Për të vijuar me 21.6% në korrik ndërsa gushtin ka arritur në 20.8%.
Edhe në 4 mujorin e fundit të 2023 vijon që nëngrupi “zarzavate përfshrë patate”, të ketë rritje ku përkatësisht ka arritur në 24.1% në shtator, ndërsa në tetor 23.4%. Ky grupim i ka përmbyllur dy muajt e fundit me 21.2% në nëntor si dhe dhjetorin me 20.8%.
Gjithashtu nëngrupime të cilat kanë kontribuar në rritjen e çmimeve gjatë këtyre muajve janë “fruta”, “qumësht, djathë e vezë” “mish”, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, ëmbëlsira”, “peshk”, etj.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Cilat janë pasojat në treg nga çmimet e referencës? - Gjoka: Pronarët e banesave të vjetra ta shikojnë si favor, nuk sjell rritje çmimesh
Amortizimi i çmimeve të referencës me 1 për qind për çdo vit vjetërsie të banesës për efekt të transaksioneve, pritet të sjellë efekte pozitive në tregun e......

9000 subjekte në “sitë” për ujrat e zeza - Brenda 3 muajsh, kush i derdh në det, liqen apo lumenj, të instalojë impiantet e trajtimit
Të gjithë subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike në zonat bregdetare, si dhe në bregun e liqeneve dhe lumenjve, dhe shkarkojnë ujërat e ndotur në ujëra......

Mbi 222 mijë transaksione në euro në 2023 nga AIPS - U transmetuan përmes sistemit të pagesave të mëdha mbi 3.6 miliardë euro në 11 muaj
Numri i transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS për pagesat në euro brenda vendit ka kaluar shifrën prej 200 mijë ende pa u mbyllur viti 2023, ndërkohë......

Kaos në tregun e kriptomonedhave - “Hakohet” llogaria e SEC, postohet lajmi se ETF-të janë miratuar
Tregu i kriptomonedhave është përfshirë nga kaosi për pak orë, për shkak të një postimi të rremë në llogarinë e “X” të Komisionit të Letrave me Vlerë dhe......

Nafta Brent ngjitet pranë 77 USD - Rezervat në SHBA ranë me 5.2 mln fuçi, gjatë javës së kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme pranë 77 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, për shkak të rënies së rezervave të naftës në SHBA, gjatë javës së kaluar.......

Tregu i brendshëm valutor gjen stabilitet - Edhe në tregjet ndërkombëtare, euro e qëndrueshme pranë 1.095 USD
Tregu i brendshëm valutor duket se ka gjetur një stabilitet, pas forcimit të monedhave kryesore ndërkombëtare, për 5 sesione me radhë. Edhe në tregjet......

Papunësia globale pritet të rritet këtë vit, pavarësisht rënies në vitin 2023!
Shkalla e papunësisë dhe hendekut të vendeve të punës janë ulur nën nivelet para pandemisë, sipas një raporti të ri nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).......

Partneri më i madh i asistencës financiare për Shqipërinë – BE jep 250 milionë euro për programet kombëtare në vendin tone gjatë 2 viteve të fundit
Bashkimi Europian, gjatë dy viteve të fundit ka dhënë më shumë se 250 milionë euro financime, si pjesë e fondeve të para-anëtarësimit për programet kombëtare......