Indeksi i lirisë, Shqipëria “në vend numëro” - Asnjë ndryshim në renditje. Sistemi ligjor, me “paterica”

Sipas të dhënave të publikuara nga “Instituti Fraser”, Indeksi i Lirisë Njerëzore në Shqipëri vlerësohet me 7.67 pikë nga 10 pikë të mundshme, duke e renditur atë në vendin e 49-të në botë, mes 165 vendeve që ishin pjesë e këtij studimi. Indeksi i lirisë njerëzore është një tregues që mat nivelin e lirisë dhe të drejtave themelore të njeriut në një vend të caktuar. Sipas studimit të publikuar ky indeks vlerëson sferat si liria politike, liria e shoqërisë civile dhe liria ekonomike. Pavarësisht vlerësimit të kënaqshëm, në rankim Shqipëria mbetet në vend numëro, me të njëtën performancë si vitin e kaluar.
“Scan Intel” ka përpunuar të dhënat për të kuptuar sesi pozicionohet Shqipëria në një sferë gjeografike më të ngushtë, pra në atë rajonale. Krahasimisht me vendet e rajonit, vendi ynë gëzon një pozicion të favorshëm për hapësirat dhe mundësitë që i jepen individit. Për vitin 2023, Shqipëria ka arritur të sigurojë vendin e dytë në renditje, pas Malit të Zi, i cili u vlerësua me 0.13 pikë më shumë. Rikujtojmë se një vit më parë, pra në vitin 2022 ajo ishte në krye të listës.
Pas Malit të Zi dhe Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut e cila është vlerësuar me 7.64 pikë dhe Bosnje Hercegovina me 7.33 pikë. Ndërkohë, Serbia renditet në vendin e fundit me pikët më të ulëta përkatësisht me 7.14 pikë. Vlerësimi dhe rezultati për secilin vend është bazuar në disa kritere si: sundimi i ligjit, siguria, liria e lëvizjes, liria e shprehjes dhe e informimit, të drejtat e pronës, madhësia e qeverisë, aksesi në financim etj. Konkretisht Shqipëria paraqitet në kushte optimiste të vlerësimit pasi ka grumbulluar 7.72 pikë për lirinë personale dhe 7.6 pikë për lirinë ekonomike.
Gjithashtu, vendi ynë është vlerësuar me 9.8 pikë përsa i përket lirisë së zgjedhjes së besimit, 9.2 pikë përsa i përket sigurisë së qytetarëve, 6.6 pikë për lirinë e lëvizjes së lirë, 6.1 pikë për lirinë e shprehjes dhe informimit dhe më pak pikë ka siguruar përsa i përket funksionimit të sistemit ligjor ku për këtë të fundit ka marrë më pak së gjysmën e pikëve të mundshme pra 4.9 pikë.
Nga ana tjetër, shifrat tregojnë se vendet që konsiderohen më të lira në Indeksin e Lirisë Njerëzore 2023, janë Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Estonia. Ndërsa, vendet më pak të favorizuara përsa i përket pikëzimit janë Jemeni, Irani etj
Armela Duka /SCAN
Sondazh

Klubet në Europë, të ardhura mbi 800 mln euro - Real, City, Psg dhe Barcelona kanë gjeneruar shifrat më të larta
Të ardhurat e futbollit europian po shpërndahen gjithmonë e më shumë mes 10 klubeve më të pasura të kontinentit, me një xhiro që i kalon 500 milionë euro për......

Rezervat në SHBA mbështesin naftën - Ranë me 9.2 mln fuçi javën e kaluar. Kina njofton stimuj shtesë
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi rezervat e naftës në SHBA ranë më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë javës së kaluar, ndërsa......

Turqi, norma bazë e interesit rritet në 45% - Banka Qendrore, në luftë me inflacionin dyshifror prej 65%
Banka Qendrore e Turqisë e ka rritur normën bazë të interesit edhe me 250 pikë bazë, duke e çuar në totalin e 45%. Vendimi i bankës qendrore ishte në linjë me......

Dyfishim i flotës së mjeteve aktive - DPSHTRR: Përmirësimin drastik i mjeteve rrugore të lëvizjes dhe të transportit!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikoi sot shifra mbi flotën vendase të mjeteve rrugore përgjatë vitit 2023, ku rezultoi në......

Unifikohen ligjet për investimet e huaja dhe ato strategjike - Zbardhet Drafti i Qeverisë. Synon nxitjen dhe përmirësimin e klimës së biznesit
Qeveria planifikon këtë vit unifikimin në një të vetëm të dy ligjeve që rregullojnë investimet në vend. Bëhet fjalë për dy ligjet kryesore në këtë kuadër, ai......

Këto janë vendet e punës me rritjen më të shpejtë në Europë në vitin 2024
Tregu i punës po kalon një transformim të shpejtë në Europë pasi konkurrenca për punë është dyfishuar vitin e fundit, me pozicione të reja që nuk ekzistonin 20......

Pse janë të zemëruar fermerët e Europës?
Rrugët janë bllokuar në të gjithë Francën, plehrat organike dhe mbeturinat bujqësore janë hedhur jashtë zyrave publike dhe balet e barit janë përhapur nëpër......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Monedha europiae blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.1 lekë duke mos regjistruar lëvizje të ndejshme të kuotës sërish në raport me dje. Dollari......