Rezervat në SHBA mbështesin naftën - Ranë me 9.2 mln fuçi javën e kaluar. Kina njofton stimuj shtesë

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi rezervat e naftës në SHBA ranë më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë javës së kaluar, ndërsa ulja e rezervës së kërkuar për bankat në Kinë nga Banka Qendrore ka rritur shpresat për më shumë masa stimuluese dhe rimëkëmbje ekonomike.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 81 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi. Rezervat e naftës bruto në SHBA ranë me 9.2 milionë fuçi javën e kaluar, tha Administrata për Informimin mbi Energjinë, rreth katërfish më shumë se parashikimet e analistëve, për një rënie me 2.2 milionë fuçi. Rënia u nxit nga një reduktim i fortë i importeve të naftës, pasi moti i ftohtë mbylli rafineritë, ndërsa shoferët shmangën udhëtimet.
Ndërkohë, Banka Qendrore e Kinës njoftoi një shkurtim të thellë të rezervave bankare të mërkurën, një lëvizje që do të injektojë rreth 140 miliardë dollarë në sistemin bankar dhe do të dërgojë një sinjal të fortë mbështetjeje për një ekonomi të brishtë dhe për tregjet e aksioneve në rënie.
Në anën tjetër, tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme mbetën në fokus të investitorëve, pasi ushtria amerikane kreu të tjetër sulme në Jemen të mërkurën, duke shkatërruar dy raketa të grupit Houthi, që po përgatiteshin të lëshoheshin dhe synonin anijet në Detin e Kuq.
SCAN
Sondazh

Turqi, norma bazë e interesit rritet në 45% - Banka Qendrore, në luftë me inflacionin dyshifror prej 65%
Banka Qendrore e Turqisë e ka rritur normën bazë të interesit edhe me 250 pikë bazë, duke e çuar në totalin e 45%. Vendimi i bankës qendrore ishte në linjë me......

Dyfishim i flotës së mjeteve aktive - DPSHTRR: Përmirësimin drastik i mjeteve rrugore të lëvizjes dhe të transportit!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikoi sot shifra mbi flotën vendase të mjeteve rrugore përgjatë vitit 2023, ku rezultoi në......

Unifikohen ligjet për investimet e huaja dhe ato strategjike - Zbardhet Drafti i Qeverisë. Synon nxitjen dhe përmirësimin e klimës së biznesit
Qeveria planifikon këtë vit unifikimin në një të vetëm të dy ligjeve që rregullojnë investimet në vend. Bëhet fjalë për dy ligjet kryesore në këtë kuadër, ai......

Këto janë vendet e punës me rritjen më të shpejtë në Europë në vitin 2024
Tregu i punës po kalon një transformim të shpejtë në Europë pasi konkurrenca për punë është dyfishuar vitin e fundit, me pozicione të reja që nuk ekzistonin 20......

Pse janë të zemëruar fermerët e Europës?
Rrugët janë bllokuar në të gjithë Francën, plehrat organike dhe mbeturinat bujqësore janë hedhur jashtë zyrave publike dhe balet e barit janë përhapur nëpër......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Monedha europiae blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.1 lekë duke mos regjistruar lëvizje të ndejshme të kuotës sërish në raport me dje. Dollari......

Manjatët e Silicon Valley planifikojnë qytetin utopik - Iniciator i projektit në Kaliforni, një ish-ekzekutiv i Goldman Sachs
Cilësi e mirë e jetesës, punë të mirë paguara, vetë-mjaftueshmëri energjetike dhe infrastrukturë optimale. Kjo dhe më shumë premtohet nga një grup miliarderësh......

Sllovenia rrit pagat minimale në 1.253 euro - Çmimet e konsumit u shtrenjtuan 10.3% në dhjetor
Në vitin 2024, paga minimale bruto në Slloveni do të rritet me 4.2 % në 1253 euro. Lajmi u konfirmua nga një deklaratë zyrtare e ministrisë së punës në......