Rajoni Postuar më 25 Janar 2024, 12:57

Turqi, norma bazë e interesit rritet në 45% - Banka Qendrore, në luftë me inflacionin dyshifror prej 65%

Nga SCAN TV
Turqi, norma bazë e interesit rritet në 45% - Banka Qendrore, në

Banka Qendrore e Turqisë e ka rritur normën bazë të interesit edhe me 250 pikë bazë, duke e çuar në totalin e 45%. Vendimi i bankës qendrore ishte në linjë me parashikimet e tregjeve dhe vjen në një kohë që Turqia përballet me një inflacion dyshifror. Inflacioni në vend u rrit në 64.8% me bazë vjetore, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, nga 62% që ishte në nëntor.

Në anën tjetër, edhe lira turke ka rënë në një nivel të ri rekord, përballë dollarit amerikan, duke thyer kufirin e 30 lirave për një dollar. Analistët parashikojnë se, kjo ishte rritja e fundit, të paktën edhe për pak kohë, sidomos për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen në mars.

Vendim i Bankës Qendrore të Turqisë, është i fundit në serinë e 8 rritjeve me radhë, që nga zgjedhjet e majit të vitit 2023. Ky shtrëngim i politikës monetare ka qenë i dhimbshëm për turqit, ndërsa vendi përballet me një monedhë të dobësuar në mënyrë dramatike dhe me kostot e jetesës në rritje.

Vitet e inflacionit të lartë janë kryesisht rezultat i politikës monetare lehtësuese kokëfortë, jo nga banka qendrore sikurse duhej të ndodhte normalisht, por nga qeveria e Ankarasë zyrtare.

Lira turke ka rënë me 38% kundrejt dollarit amerikan, në harkun e një viti, ndërsa ka humbur më shumë se 80% të vlerës, gjatë pesë viteve të fundit. Presidenti Erdogan ndryshoi kursin e politikave të tij ekonomike pasi fitoi një mandat të tretë në zgjedhjet e majit, ndërsa emëroi një ekip të ri ekonomik të kryesuar nga ish-bankieri i Merrill Lynch, Mehmet Simsek, i cili u kthye si ministër i financave.

Hafize Gaye Erkan, një ish-drejtuese bankare në SHBA, mori postin e Guvernatores së Bankës Qendrore në qershor, duke u bërë gruaja e parë që mban këtë pozicion në Turqi. Gjatë mandatit të saj, kostot e huamarrjes janë rritur nga 8.5% në 45% aktualisht.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Janar

Pse janë të zemëruar fermerët e Europës?

Rrugët janë bllokuar në të gjithë Francën, plehrat organike dhe mbeturinat bujqësore janë hedhur jashtë zyrave publike dhe balet e barit janë përhapur nëpër......

Shqipëria 25 Janar

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Monedha europiae blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.1 lekë duke mos regjistruar lëvizje të ndejshme të kuotës sërish në raport me dje. Dollari......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat