Shqipëria Postuar më 25 Janar 2024, 10:55

Dyfishim i flotës së mjeteve aktive - DPSHTRR: Përmirësimin drastik i mjeteve rrugore të lëvizjes dhe të transportit!

Nga SCAN TV
Dyfishim i flotës së mjeteve aktive - DPSHTRR: Përmirësimin

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikoi sot shifra mbi flotën vendase të mjeteve rrugore përgjatë vitit 2023, ku rezultoi në rritje si numri i mjeteve aktive dhe si vlerë mesatare mjeti që hyn dhe regjistrohet.

Sipas njoftimit statistikat e vitit 2023 tregojnë për dyfishim të flotës së mjeteve aktive, ku krahasuar me vitin 2018 janë 867,765 mjete aktive, 50% më shumë.

Sipas DPSHTRR autovetura janë 314 mjete për 1000 banorë, ose 55% më shumë; 78,157 mjete të regjistruara për herë të parë, 30% më shumë; 74% më shumë mjete të gjeneratës së fundit 0-3 vite ndërsa vlera mesatare e një autoveture të regjistruar për herë të parë është 1,011,351 Lekë,

DPSHTRR bën me dije gjithashtu se shtetet e origjinës së mjeteve kryesohen nga Gjermania me 21.4% e pasuar nga: Italia me 21%, Republika e Koresë 10.8%, Zvicra 10.1%,SHBA 5.2% dhe Kina 5%.

Sipas DPSHTRR-së, janë 6,802 mjete me moshë 22-vjeçare të çregjistruara, 42% më shumë krahasuar me 2021.

“Tregues pozitiv i rritjes ekonomike dhe provë e rritjes së mirëqenies në vendin tonë. Shifrat flasin shumë qartë për përmirësimin drastik të mjeteve tona rrugore të lëvizjes dhe të transportit, si vlerë mesatare mjeti, si komoditet e siguri, si edhe më miqësore ndaj mjedisit”, u shpreh DPSHTRR në rrjetet sociale.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 25 Janar

Pse janë të zemëruar fermerët e Europës?

Rrugët janë bllokuar në të gjithë Francën, plehrat organike dhe mbeturinat bujqësore janë hedhur jashtë zyrave publike dhe balet e barit janë përhapur nëpër......

Shqipëria 25 Janar

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Monedha europiae blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.1 lekë duke mos regjistruar lëvizje të ndejshme të kuotës sërish në raport me dje. Dollari......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat