Italia do të fitojë 20 miliardë euro nga privatizimet - Kryeministrja Giorgia Meloni prezanton planin 3-vjeçar

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi se qeveria e saj mund të grumbullojë rreth 20 miliardë euro në privatizime gjatë tre viteve të ardhshme.
Privatizimi i pjesës së kompanisë hekurudhore ‘Ferrovie dello Stato’ - FS ishte ndër ato që ajo citoi, duke theksuar se shteti do të ruajë gjithmonë kontrollin. Qeveria italiane thuhet se po mendon gjithashtu shitjen e 4% të gjigantit të energjisë Eni.
Por Meloni bëri të qartë se planet e privatizimit të qeverisë italiane nuk do të rezultojnë në shitjen e aseteve shtetërore me çmim të lirë,.
Qeveria italiane i ka vendosur vetes synimin për të mbledhur rreth 20 miliardë euro në periudhën 2024 - 2026 përmes privatizimeve për të ndihmuar në zvogëlimin e borxhit publik, i dyti më i larti i zonës së euros në raport me produktin e brendshëm bruto. Kryeministrja italiane shtoi se plani i privatizimit ka nisur por ajo theksoi se gjatë qeverisjes së saj nuk do të bëhen kurrë shitje.
Muajin e kaluar, Thesari mblodhi 920 milionë euro duke shitur 25% të aksioneve të bankës ‘Monte dei Paschi di Siena’ dhe Ministri i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti deklaroi se rrjetet shtetërore hekurudhore dhe autostrada mund të shiten pjesërisht.
Javën e kaluar, ministria e Giorgettit hodhi poshtë fjalët se po planifikonte të reduktonte aksionet e saj në shërbimin postar ‘Poste Italiane’ duke iu përgjigjur një raportimi të mediave se mund të shiste 29.26% të saj përmes një oferte publike.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

BE-ja kërkon një kontroll më të ashpër mbi investimet e huaja në sektorë kyç!
Komisioni Europian zbuloi të mërkurën një propozim të ri që do t'i sigurojë atij dhe vendeve anëtare një pamje më të detajuar të investimeve të huaja direkte......

Balluku në Poligonin e Testimit Praktik për lejet e drejtimit: Një hapësirë e dedikuar që rrit standardet dhe transparencën!
Poligoni i Testimit Praktik për lejet e drejtimit është investimi i radhës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, një hapësirë e......

Italia miraton projektligjin për ratifikimin e protokollit për emigrantët me Shqipërinë!
Dhoma e Deputetëve në Parlamentin italian ka miratuar projektligjin për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët. "Me miratimin e......

Ndryshimet për afatin e patentës - Balluku: Kohëzgjatja 15 vjet u ka kursyer qytetarëve 500 mln lekë
Vendimi i vitit që shkoi për zgjatjen e afatit të lejes së drejtimit në 15 vjet është pasuar me përfitime për qytetarët, që përllogariten në 500 mln......

Pritshmëri më të larta nga turizmi në 2024 - Rama: Konfirmimi vjen nga operatorët. Rezervimet janë mbyllur edhe për 2025
Shqipëria pritet të ketë këtë vit një sezon edhe më të mbarë turistik krahasuar me 2023-shin. Këto pritshmëri I ka shprehur kryeministri Edi Rama, i cili ishte......

Miratohet marrëveshja me Zvicrën, Koçiu: Shtrirje e shërbimit shëndetësor në banesë për të pamundurit në mbarë vendin!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave deklaroi sot miratimin e......

Ndërtimi i HEC Skavica - KESH kërkon konsulencë të jashtme financiare. Hap procedurën
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po kërkon konsulencë të jashtme financiare për projektin e hidrocentralit të Skavicës. Përmes një procedure të shpallur......

“Pensionet e ulëta, jo më pak se 20 mijë lekë” - Eksperti argumenton ndërhyrjet në skemën e pensioneve, paqartësi me vitet e punës
Jo indeksim i unifikuar për pensionet, sikundër ka ndodhur në këto 10 vite, por një rritje e diferencuar bazuar në masën e përfitimit. Është ky një prej......