Balluku në Poligonin e Testimit Praktik për lejet e drejtimit: Një hapësirë e dedikuar që rrit standardet dhe transparencën!

Poligoni i Testimit Praktik për lejet e drejtimit është investimi i radhës i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, një hapësirë e dedikuar tërësisht kandidatëve të cilët duan të pajisjen me leje drejtimi dhe që ofron kushte dhe standarde të larta, duke rritur njëkohësisht transparencën.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa inspektoi nga afër investimin e realizuar, shprehu besimin për vijimin e punëve të mira të realizuara në këtë institucion, i cili ofron një numër të madh shërbimesh për qytetarët.
Duke folur për investimin e kryer drejtori i ri i DPSHTRR, Ilir Mëngra theksoi se kjo ndërhyrje i jep zgjidhje një problematike shumëvjeçare dhe tashmë ofron kushte të larta sigurie dhe transparence.
“Përpara se të vinim tek kjo pistës që është Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale ne kemi pasur vështirësi shumë të mëdha përsa i përket testimit praktik në fazën e parkimit. Për arsye se nuk kishte një pistë ne ishim të detyruar të drejtoheshim nëpër ambiente informale në Tiranë”, tha ai duke shtuar se investimi i realizuar shtrihet në një pistë rreth 6 mijë metra katrorë, me fonde të përballura nga buxheti i DPSHTRR.
124 testime realizohen çdo ditë në këtë poligon, ndërkohë që janë mbi 130 mijë testime në harkun kohor të një viti.
Ministrja Balluku tha se falë punës dhe investimeve të realizuara, DPSHTRR ka rritur ndjeshëm standardin dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, duke u kthyer edhe në një shembull për risitë e sjella të cilat kanë lehtësuar qytetarët.
“DPSHTRR-ja padyshim ka krijuar një standard të ri, një standard të cilin unë e marr shpeshherë edhe për shembull për të gjithë ndërmarrjet e tjera sesi duhet të funksionojë inovacioni, sesi duhet vetë ndërmarrjet të arrijnë të sjellin të ardhura, të ardhura të cilat do të përkthehen më pas në investime, siç kemi bërë në rastin e DPSHTRR-së. Gjej rastin këtu që të falënderoj tashmë kolegun tim, ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, që ka qenë padyshim iniciatori dhe motivuesi kryesor i të gjithë ndryshimit që ka ardhur në DPSHTRR. Unë do të përmendja këtë radhë, pasi gjithmonë flasim për risitë që kanë ardhur, por diçka shumë e rëndësishme për qytetarët që janë drejtues automjetesh është vendimi që u mor gjatë vitit të kaluar përsa i përket patentës 15 vjeçare”, tha ajo.
Ajo nënvizoi gjithashtu faktin e rëndësisë së vijimit të investimeve, duke pasur tashmë si prioritet edhe teknologjinë, aplikimin e saj për të çuar në një nivel akoma edhe më të lartë cilësinë e shërbimit. Poligoni i Testimit Praktik për leje drejtimi dhe Qendra Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale është e pozicionuar në zonën e Fushë Prezës në Tiranë. Rreth 111 autoshkolla, të regjistruara në DRSHTRR Tiranë, kandidatët e të cilave testohen pranë këtij poligoni.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Italia miraton projektligjin për ratifikimin e protokollit për emigrantët me Shqipërinë!
Dhoma e Deputetëve në Parlamentin italian ka miratuar projektligjin për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët. "Me miratimin e......

Ndryshimet për afatin e patentës - Balluku: Kohëzgjatja 15 vjet u ka kursyer qytetarëve 500 mln lekë
Vendimi i vitit që shkoi për zgjatjen e afatit të lejes së drejtimit në 15 vjet është pasuar me përfitime për qytetarët, që përllogariten në 500 mln......

Pritshmëri më të larta nga turizmi në 2024 - Rama: Konfirmimi vjen nga operatorët. Rezervimet janë mbyllur edhe për 2025
Shqipëria pritet të ketë këtë vit një sezon edhe më të mbarë turistik krahasuar me 2023-shin. Këto pritshmëri I ka shprehur kryeministri Edi Rama, i cili ishte......

Miratohet marrëveshja me Zvicrën, Koçiu: Shtrirje e shërbimit shëndetësor në banesë për të pamundurit në mbarë vendin!
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave deklaroi sot miratimin e......

Ndërtimi i HEC Skavica - KESH kërkon konsulencë të jashtme financiare. Hap procedurën
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po kërkon konsulencë të jashtme financiare për projektin e hidrocentralit të Skavicës. Përmes një procedure të shpallur......

“Pensionet e ulëta, jo më pak se 20 mijë lekë” - Eksperti argumenton ndërhyrjet në skemën e pensioneve, paqartësi me vitet e punës
Jo indeksim i unifikuar për pensionet, sikundër ka ndodhur në këto 10 vite, por një rritje e diferencuar bazuar në masën e përfitimit. Është ky një prej......

Dollari bie lehtë në raport me lekun - Rritet paundi britanik dhe franga zvicerane, euro e qëndrueshme
Tregu i brendshëm valutor po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa vihet re një dobësimi i lehtë i dollarit amerikan dhe një forcimi i paundit......

Ky qytet piktoresk në Kroaci po shet shtëpi për vetëm 13 cent! Detajet
Legrad, një qytet në Kroacinë veriore, është përpjekur të bëjë më shumë njerëz të vendosen në zonë duke ofruar shtëpi për qindarka. Është një nismë që ata......