Dollari bie lehtë në raport me lekun - Rritet paundi britanik dhe franga zvicerane, euro e qëndrueshme

Tregu i brendshëm valutor po shfaqet i qëndrueshëm edhe në sesionin e sotëm, ndërsa vihet re një dobësimi i lehtë i dollarit amerikan dhe një forcimi i paundit dhe frangës. Dobësimi i dollarit vjen për shkak të rënies në tregjet ndërkombëtare, përballë monedhave kryesore.
Dollari amerikan është kthyer në rënie të lehtë në orët e pasdites në raport me lekun, për shkak të dobësimit në tregjet ndërkombëtare, ndërsa franga dhe paundi janë rritur lehtë. Në anën tjetër, euro vijon qëndrueshmërinë e ditëve të fundit. Sipas agjencisë së këmbimit valutor, Iliria 98, dollari amerikan blihet me 94.9 dhe shitet me 95.8 lekë, euro blihet me 103.5 dhe shitet me 104.2 lekë, franga zvicerane blihet me 109.3 dhe shitet me 110.3 lekë, ndërsa paundi britanik blihet me 120.5 dhe shitet me 121.5 lekë.
Ndërkohë, pas një starti në territor pozitiv, dollari amerikan po qëndron në rënie në orët e pasdites, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, por po tregtohet pranë nivelit më të lartë në 6 javët e fundit.
Indeksi i dollarit amerikan po qëndron në rreth 103.3, pranë nivelit më të lartë që nga 13 dhjetori i vitit të kaluar. Tashmë, investitorët po vlerësojnë 47% mundësi që banka qendrore amerikane të ulë normën bazë të interesit në takimin e marsit, nga rreth 80% dy javë më parë.
Ndërsa për të gjithë vitin 2024, analistët vlerësojnë pesë ulje të interesave me 25 pikë bazë secila. Investitorët po presin edhe takimin e bankës qendrore europiane të enjten, ndërsa nuk parashikohet ndryshim i politikës monetare. Tregjet janë të interesuara të mësojnë ndonjë detaj se kur mund të vijë ulja e parë e interesave.
Euro po këmbehet në rreth 1.09 dollarë dhe po qëndron në nivelin më të ulët që nga 13 dhjetori. Edhe Banka e Kanadasë pritet të mblidhet ditën e sotme dhe analistët parashikojnë se norma bazë e interesit do të mbahet e pandryshuar në nivelin më të lartë në 22 vitet e fundit, prej 5%.
SCAN
Sondazh

Ky qytet piktoresk në Kroaci po shet shtëpi për vetëm 13 cent! Detajet
Legrad, një qytet në Kroacinë veriore, është përpjekur të bëjë më shumë njerëz të vendosen në zonë duke ofruar shtëpi për qindarka. Është një nismë që ata......

Mete takon diplomatin e lartë amerikan, Wisner – Në fokus, rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve!
Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner......

A ka produkte bio Shqipëria? - Shumë larg objektivit të BE-së. Vërehen mungesa në treg!
Vitet e fundit konsumatorët shqiptare janë orientuar drejt produkteve ushqimore më cilësore apo të certifikuara, pavarësisht kostos më të lartë që kanë, po......

Mbi 23 mijë biznese ushqimore, në “filtër” risku - Gati plani i kontrolleve për sigurinë sipas historikut. Si kategorizohen kompanitë?
Mbi 23 mijë Operatorë të Biznesit Ushqimor dhe Operator Biznesi do të kontrollohen përgjatë këtij viti nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bazë të historikut......

Rriten ankesat ndaj Prokurimeve Publike - U regjistruan 866 të tilla në 2023, 57 më shumë se një vit më parë
Komisioni i Prokurimeve Publike, për vitin që lamë pas ka regjistruar 866 ankesa në total. Duke krahasuar me Raportin e vitit 2022, 2023-shi u mbyll me 57......

Bitcoin ndal humbjet, ngjitet pranë $40,000 - Analistët parashikojnë se në afatshkurtër mund të bjerë në $36,000
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke ndalur rënien disa ditore. Të martën, bitcoin zbriti poshtë 39,000 dollarëve, duke......

Nafta ngjitet sërish pranë 80 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve gjeopolitike, ndërsa fitimet po kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e......

Konsumatorët europianë humbasin besimin në ekonominë e BE-së!
Pas rritjes së fundit të inflacionit të eurozonës, konsumatorët thonë se po humbasin besimin në ekonominë e BE-së, sipas Treguesit më të fundit të ndjenjës......