Mbi 23 mijë biznese ushqimore, në “filtër” risku - Gati plani i kontrolleve për sigurinë sipas historikut. Si kategorizohen kompanitë?
Mbi 23 mijë Operatorë të Biznesit Ushqimor dhe Operator Biznesi do të kontrollohen përgjatë këtij viti nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bazë të historikut të tyre dhe shkeljeve që kanë kryer sa i takon sigurisë ushqimore. Një udhëzim i Ministrisë së Bujqësisë, i botuar në Fletoren Zyrtare, i hap dritën jeshile implementimit të një plani kontrollesh zyrtare në bazë risku, çka përkthehet në siguri më të shtuar për qytetarët shqiptarë.
Sektorët ku bëjnë pjesë këto operatorë janë ndarë në disa kategori ku përfshihen prodhimi primar, pjesë e të cilit janë kryesisht thertoret; përpunimi, ku përfshihet ai i qumështit, mishit, peshkut, mjaltit, etj; shpërndarja, ku bëjnë pjesë shitjet me pakicë, shitjet me shumicë, transporti etj; si dhe prodhimi, kategori në të cilën përfshihen pijet alkoolike, jo alkoolike, ujë, etj.
Sipas udhëzimit, nga viti 2015, AKU-ja ja i kryen kontrollet zyrtare në zbatim të planit vjetor të inspektimeve, i cili miratohet nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Por risia për vitin 2024 është se plani i kontrolleve është kryer mbi një metodologji të mirëfilltë për profilizimin e riskut të çdo Operatori Biznesi, referuar historikut të tyre.
Konkretisht, ky plan ka si qëllim kryerjen e kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit bazuar vlerësimit individual, me qëllim kategorizimin e riskut në varësi të riskut të tyre, si dhe frekuencat e përshtatshme të inspektimeve në bazë të rezultateve të procesit të kategorizimit.
Sipas udhëzimit, në këtë pjesë, do të merret në konsideratë historiku edhe në lidhje me rezultatin e kontrolleve zyrtare të kryera mbi to apo besueshmërinë dhe rezultatet e kontrolleve vetjake që janë kryer nga operatorët, ose nga palët e treta me kërkesë të tyre. Për këtë arsye stabilimentet nën kontrollin zyrtar të AKU-së, u janë nënshtruar procesit të vlerësimit të riskut e për rrjedhojë rikategorizimit bazuar historikut të tyre.
Por si janë ndarë bizneset sipas kategorive të riskut? Me risk të lartë kategorizohen 1635 subjekte, ndërsa pjesa më e madhe konsiderohen me risk të ulët. Ndërsa e ndarë sipas qarqeve, Tirana ka numrin më të lartë të operatorëve që do të kontrollohen, ndjekur nga Durrësi dhe Fieri, ndërsa Kukësi ka numrin më të ulët.
Kontrollet zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të kryhen në të gjitha fazat e zinxhirit të prodhimit, përpunimit, shpërndarjes, ruajtjes dhe tregtimit. Pas përfundimit të çdo inspektimi, të dhënat inspektuese për të gjithë operatorët e biznesit ushqimor do të gjeneronen në portalin unik “e-Inspektimi”, i cili është funksional që nga viti 2018.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rriten ankesat ndaj Prokurimeve Publike - U regjistruan 866 të tilla në 2023, 57 më shumë se një vit më parë
Komisioni i Prokurimeve Publike, për vitin që lamë pas ka regjistruar 866 ankesa në total. Duke krahasuar me Raportin e vitit 2022, 2023-shi u mbyll me 57......

Bitcoin ndal humbjet, ngjitet pranë $40,000 - Analistët parashikojnë se në afatshkurtër mund të bjerë në $36,000
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke ndalur rënien disa ditore. Të martën, bitcoin zbriti poshtë 39,000 dollarëve, duke......

Nafta ngjitet sërish pranë 80 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve gjeopolitike, ndërsa fitimet po kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e......

Konsumatorët europianë humbasin besimin në ekonominë e BE-së!
Pas rritjes së fundit të inflacionit të eurozonës, konsumatorët thonë se po humbasin besimin në ekonominë e BE-së, sipas Treguesit më të fundit të ndjenjës......

Parlamenti i Turqisë miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Hungaria është i vetmi aleat i NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë. Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke hequr......

Rrezik i lartë inflacioni pasi sulmet e Detit të Kuq po çojnë ‘në qiell’ kostot e transportit!
Ndryshimi i rrugës nga kompanitë kryesore të anijeve dhe ndërprerjet e mundshme në Kanalin e Suezit paraqesin sfida për Europën, me inflacionin dhe luhatjet e......

Kinezët nuk udhëtojnë më! - Mungesa e tyre privoi turizmin botëror nga 129 miliardë dollarë
Turizmi global mund të jetë rikuperuar kryesisht nga goditja masive e pandemisë, por ka një klasë udhëtarësh që nuk janë kthyer kurrë në restorantet Taipeit......

“Nxehet” konkurrenca për mineralet e rralla - Rritet kërkesa për metale, Norvegjia dhe Japonia me, sytë nga deti
Lëndët e para me rëndësi strategjike kanë qenë gjithmonë subjekt i konkurrencës dhe konfliktit midis vendeve, pasi ekonomitë dhe fuqia e tyre janë bazuar në......