Rriten ankesat ndaj Prokurimeve Publike - U regjistruan 866 të tilla në 2023, 57 më shumë se një vit më parë
Komisioni i Prokurimeve Publike, për vitin që lamë pas ka regjistruar 866 ankesa në total. Duke krahasuar me Raportin e vitit 2022, 2023-shi u mbyll me 57 ankesa më shumë.
Por çfarë ankesash janë regjistruar për një vit?
Referuar të dhënave të Buletinit, ankesat e regjistruara për procedura të prokurimit publik janë 732, ndërsa përsa i përket fazës së procesit për të cilën është paraqitur ankimi, vlen për t’u theksuar se për gjatë 2023, janë regjistruar 369 ankesa për Dokumentet Standarde të Tenderit dhe 468 të tilla për Vlerësim Ofertash.
Por duke u fokusuar sipas llojit të kontratës, janë regjistruar 73 ankesa për Punë Publike, 555 për mall, si dhe 235 ankesa për shërbime.
Ankesat ndahen sipas qarqeve, e ai i Tiranës kryeson për numrin më të lartë të ankesave duke arritur në 563 ankesa, e vijuar me qarqet të Shkodrës dhe Vlorës ku përkatësisht kanë 50 dhe 44 ankea.
Qarku i Elbasanit dhe Fierit në një vit kanë depozituar 42 ankesa secili, por ai i Durrësit vetem 39, ndërsa Korçës 27. Ndërkaq, 15 ankesa ka regjistruar qarku i Dibrës për një vit, ndërsa i Lezhës dhe Gjirokastrës vetëm nga 12 secili. Dy qarqet që janë ankuar më pak është ai i Beratit dhe Kukësit me 10 ankesa secili.
Duke ju referuar raportit të vitit 2022, Komisioni i Prokurimit Publik ka shqyrtuar në total 809 ankesa, ndërsa pas tejkalimit të afatit ligjor, përcaktuar për zbatimin e vendimeve nga ana e autoritetit kontraktor, ka dërguar 43 kërkesa drejtuar autoriteteve kontraktore për zbatim vendimi.
Si qarqet me numrin më të lartë të ankesave për vitin 2022, mbetet ai i Tiranës me 556 të tilla e pasuar me qarkun e Fierit me 51 ankesa e më pas ai i Durrësit me 44 të tilla.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Bitcoin ndal humbjet, ngjitet pranë $40,000 - Analistët parashikojnë se në afatshkurtër mund të bjerë në $36,000
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke ndalur rënien disa ditore. Të martën, bitcoin zbriti poshtë 39,000 dollarëve, duke......

Nafta ngjitet sërish pranë 80 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve gjeopolitike, ndërsa fitimet po kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e......

Konsumatorët europianë humbasin besimin në ekonominë e BE-së!
Pas rritjes së fundit të inflacionit të eurozonës, konsumatorët thonë se po humbasin besimin në ekonominë e BE-së, sipas Treguesit më të fundit të ndjenjës......

Parlamenti i Turqisë miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Hungaria është i vetmi aleat i NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë. Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke hequr......

Rrezik i lartë inflacioni pasi sulmet e Detit të Kuq po çojnë ‘në qiell’ kostot e transportit!
Ndryshimi i rrugës nga kompanitë kryesore të anijeve dhe ndërprerjet e mundshme në Kanalin e Suezit paraqesin sfida për Europën, me inflacionin dhe luhatjet e......

Kinezët nuk udhëtojnë më! - Mungesa e tyre privoi turizmin botëror nga 129 miliardë dollarë
Turizmi global mund të jetë rikuperuar kryesisht nga goditja masive e pandemisë, por ka një klasë udhëtarësh që nuk janë kthyer kurrë në restorantet Taipeit......

“Nxehet” konkurrenca për mineralet e rralla - Rritet kërkesa për metale, Norvegjia dhe Japonia me, sytë nga deti
Lëndët e para me rëndësi strategjike kanë qenë gjithmonë subjekt i konkurrencës dhe konfliktit midis vendeve, pasi ekonomitë dhe fuqia e tyre janë bazuar në......

Lufta në Rripin e Gazës - Një goditje e fortë për ekonomitë fqinje të Izraelit
Deri më tani, ndikimi i luftës së re në Lindjen e Mesme në ekonominë globale mbetet i kufizuar, por vendet fqinje me Izraelin tashmë janë prekur. Prodhimi i......