Bitcoin ndal humbjet, ngjitet pranë $40,000 - Analistët parashikojnë se në afatshkurtër mund të bjerë në $36,000

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke ndalur rënien disa ditore. Të martën, bitcoin zbriti poshtë 39,000 dollarëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga 1 dhjetori, ndërsa sot kja fituar rreth 2% në vlerës, duke u ngjitur pranë 40,000 dollarëve.
Bitcoin ka rënë me rreth 19%, që kur regjistroi nivelin e 49,000 dollarëve, menjëherë pasi autoritetet në SHBA miratuan fondet e tregtuar në shkëmbim. Disa analistë kanë vënë në dukje presionin afatshkurtër të shitjes pasi nga fondi Grayscale Bitcoin Trust kanë dalë rreth 2 miliardë dollarë që nga 19 janari, ndërsa iShares Bitcoin Trust i BlackRock dhe Ëise Origin Bitcoin i Fidelity kanë njohur flukëse hyrëse prej rreth 1 miliardë dollarë secili.
Në muajt përpara se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA të jepte dritën jeshile për të filluar tregtimin, investitorët blenë bitcoin në pritje të miratimit. Analistët e kanë pritur këtë korrigjim të bitcoin, ndërsa vijojnë të besojnë se rënia mund të rikthehet sërish drejt 36,000 dollarëve.
Në anën tjetër, pritshmëritë janë të larta që gjatë këtij viti bitcoin të kalojë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, prej 69,000 dollarë, në nëntor të vitit 2021. Rënia e bitcoin në javët e fundit ka ndikuar gjithashtu, edhe në rënien e tregut në tërësi.
Analistët shprehen se paqëndrueshmëria në tregun e kriptomonedhave do të vijojë, ndërsa ngjarja e radhës e rëndësishme do të jetë “përgjysmimi”, që pritet të muajin prill të këtij viti.
SCAN
Sondazh

Nafta ngjitet sërish pranë 80 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve gjeopolitike, ndërsa fitimet po kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e......

Konsumatorët europianë humbasin besimin në ekonominë e BE-së!
Pas rritjes së fundit të inflacionit të eurozonës, konsumatorët thonë se po humbasin besimin në ekonominë e BE-së, sipas Treguesit më të fundit të ndjenjës......

Parlamenti i Turqisë miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Hungaria është i vetmi aleat i NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë. Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke hequr......

Rrezik i lartë inflacioni pasi sulmet e Detit të Kuq po çojnë ‘në qiell’ kostot e transportit!
Ndryshimi i rrugës nga kompanitë kryesore të anijeve dhe ndërprerjet e mundshme në Kanalin e Suezit paraqesin sfida për Europën, me inflacionin dhe luhatjet e......

Kinezët nuk udhëtojnë më! - Mungesa e tyre privoi turizmin botëror nga 129 miliardë dollarë
Turizmi global mund të jetë rikuperuar kryesisht nga goditja masive e pandemisë, por ka një klasë udhëtarësh që nuk janë kthyer kurrë në restorantet Taipeit......

“Nxehet” konkurrenca për mineralet e rralla - Rritet kërkesa për metale, Norvegjia dhe Japonia me, sytë nga deti
Lëndët e para me rëndësi strategjike kanë qenë gjithmonë subjekt i konkurrencës dhe konfliktit midis vendeve, pasi ekonomitë dhe fuqia e tyre janë bazuar në......

Lufta në Rripin e Gazës - Një goditje e fortë për ekonomitë fqinje të Izraelit
Deri më tani, ndikimi i luftës së re në Lindjen e Mesme në ekonominë globale mbetet i kufizuar, por vendet fqinje me Izraelin tashmë janë prekur. Prodhimi i......

Subvencionet për fermerët nuk frenojnë importin - Gjatë vitit 2023, u shpenzuan rreth 36 milionë euro për fruta-perimet
Raporti mes eksportit dhe importit në Kosovë sërish shkakton reagime pasi dhe gjatë 2023-shit, vendi më tepër ka importuar se sa ka eksportuar, me një......