Subvencionet për fermerët nuk frenojnë importin - Gjatë vitit 2023, u shpenzuan rreth 36 milionë euro për fruta-perimet

Raporti mes eksportit dhe importit në Kosovë sërish shkakton reagime pasi dhe gjatë 2023-shit, vendi më tepër ka importuar se sa ka eksportuar, me një diferencë shumë të madhe. Eksportet e Kosovës në vitin 2023 ishin rreth 820 milionë euro, ndërsa importet 5.77 miliardë euro.
Por ajo që bie në sy është se Kosova vazhdon të importojë gjatë vitit edhe sasi të konsiderueshme të frutave dhe perimeve, për kultivimin e të cilave në vijimësi ofrohen subvencione dhe grante nga qeveria.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, të cilave u është referuar Instituti GAP, gjatë vitit që lamë pas vendi ka importuar rreth 12 milionë euro domate. Po sipas këtyre të dhënave, për importin e patateve, janë paguar 6.3 milionë euro.
Nëse Maqedonia e Veriut është vendi drejt të cilit niset pjesa më e madhe e eksporteve, Turqia mbetet partneri kryesor për sasinë më të madhë të importeve.
Sipas të dhënave edhe për qepë dhe mollë, që kultivohen në sasi të mëdha në vend, janë shpenzuar shifra të konsiderueshme. Sipas të dhënave, për importin e mollëve nga vendet e rajonit e më gjerë janë shpenzuar 5.6 milionë euro, ndërsa për qepë u shpenzuan 4.8 milionë euro.
Kosova importoi edhe rrush gjatë vitit 2023, pavarësisht se vendi njihet për kultivimin e rrushit cilësor. Plot 3.4 milionë euro u shpenzuan për importin e rrushit, referuar të dhënave të Doganës së Kosovës. Kosova po ashtu gjatë vitit 2023 ka importuar dhe kumbulla në vlerë prej 748 mijë euro, qershi 200 mijë euro, hudhra 83 mijë euro, si dhe luleshtrydhe 47 mijë euro.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Rritja e pagave në “radarët” e BQE - Zyrtarët nuk mund të deklarojnë ende fundin e inflacionit
Fuqia e veçantë e tregut të punës në Eurozonë tenton ta shtyjë Bankën Qendrore Europiane të largohet nga pritshmëritë e tregut për reduktime të menjëhershme në......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – forcohen Dollari, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan është forcuar sërish këtë mëngjes duke u blerë sot me 95.2 lekë dhe duke u shitur me 96 lekë në raport me dje sipas kursit të këmbimit......

Dollari forcohet lehtë përballë lekut - Euro gjen stabilitet në intervalin 103.5-104.5 lekë
Edhe gjatë ditës së sotme, vihet re një qëndrueshmëri në tregun e brendshëm valutor, ndërsa dollari amerikan është forcuar lehtë, si reagim i forcimit në......

Gati ligji i ri për koncesionet - Vjero: Është ngritur grup pune, do reflektohen rekomandimet e FMN
Së shpejti qeveria do të rishikojë ligjin e koncesioneve dhe partneritetit publik privat. Zv.Ministrja e Financave, Vasilika Vjero, ka bërë me dije në......

Lehtësimi i pagesave, sa kursejnë shqiptarët? - Pagesat voluminoze dikur mbi 200 euro, aktualisht komisione jo më të larta se 50 euro
Ndërsa Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar zyrtarisht përfshirjen e afërt të vendit tonë në Zonën e vetme të Pagesave në Euro (SEPA), pjesë e të cilit do të......

A rrezikohen konsumatorët nga murtaja afrikane? - Ish-kreu i Shërbimit Veterinar: Sëmundja ka vetëm dëm ekonomik
Murtaja Afrikane e Derrave është sëmundja që po kërcenon Evropën, përfshirë edhe vendet e rajonit, ku janë raportuar rastet e para. Ish-drejtori i shërbimit......

Parku i ri i Artit në rrethinat e Tiranës – Rama pret mjeshtrin e madh të arkitekturës Kengo Kuma!
Kryeministri vendit, Edi Rama priti sot mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma. Gjatë takimit të zhvilluar në kryeministri ata......

Bitcoin në rënie të lirë, zbret në $39,000 - Analistët paralajmërojnë se korrigjimi i tregut do të vijojë
Bitcoin ka zgjeruar humbjet e së hënës, duke zbritur poshtë 40,000 dollarëve për herë të parë për këtë vit, duke tërhequr me vete edhe pjesën tjetër të tregut.......