Europa Postuar më 24 Janar 2024, 10:23

Rritja e pagave në “radarët” e BQE - Zyrtarët nuk mund të deklarojnë ende fundin e inflacionit

Nga SCAN TV
Rritja e pagave në “radarët” e BQE - Zyrtarët nuk

Fuqia e veçantë e tregut të punës në Eurozonë tenton ta shtyjë Bankën Qendrore Europiane të largohet nga pritshmëritë e tregut për reduktime të menjëhershme në kostot e huamarrjes. Duke sfiduar tekstet ekonomike, papunësia sapo ka rënë në nivele që krijojnë situatën e atij që duket të jetë recesioni i parë pas pandemisë në Eurozonë.

Kërcimi shoqërues i pagave do të thotë se zyrtarët e BQE-së nuk mund të deklarojnë qartë përfundimin e luftës kundër inflacionit, pavarësisht se ai është lehtësuar në nivelet nën 3%. Nga ana e saj, presidentja e BQE-së Christine Lagarde deklaroi se rritja e pagave mund të ketë një ‘ndikim të rëndë’ në planet e BQE. Ashtu si shumë nga kolegët e saj, ajo dëshiron të shohë të dhënat për pagat në 2024-ën përpara se të reduktojë kostot e huamarrjes. Megjithatë, ka një problem, pasi këto shifra do të arrijnë në pranverë, përtej kur investitorët presin që BQE të fillojë lehtësimin e politikës monetare.

I tillë është misteri që rrethon tregun e punës saqë qëndrueshmëria e tij mund të ushqehet edhe më tej, duke vonuar më tej uljen e normave të interesit. Analistët shprehen se drejtimi është që tregu i punës të lehtësohet, por edhe në vendet që janë goditur më rëndë, si Gjermania, është e habitshme që kjo po ndodh shumë ngadalë. Sipas tyre është e besueshme që rritja e pagave do të ulet. Frika është se do të zgjasë edhe më shumë sesa parashikon BQE.

BQE sheh rritje të papunësisë këtë vit dhe rritje të pagave duke u lehtësuar gradualisht në 3.3% në 2026 nga 5.3% në 2023. Disa pjesë të ekonomisë po tregojnë shenja ngadalësimi, siç është sektori i prodhimit dimëror të Gjermanisë.

Por pasiguria është e madhe dhe kjo do të thotë se BQE do të marrë dy vendimet e para të vitit 2024 të enjten e 25 janarit dhe në 7 mars, ndërsa tregjet japin dy nga tre shanset që ulja e parë të vijë në prill.

Pagat në shërbimin civil do të rriten me më shumë se 5% në vitin 2025, ndërsa punëtorët e ndërtimit duan një rritje prej 21% për më të paguarit, të cilët përbëjnë shumicën. Së fundi, Bundesbank parashikon vetëm rreth 3% rritje të pagave të negociuara në vitin 2025, ndërsa presidenti i saj Joachim Nagel i ka përshkruar pagat si “misterin më të madh”.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat