Bitcoin në rënie të lirë, zbret në $39,000 - Analistët paralajmërojnë se korrigjimi i tregut do të vijojë

Bitcoin ka zgjeruar humbjet e së hënës, duke zbritur poshtë 40,000 dollarëve për herë të parë për këtë vit, duke tërhequr me vete edhe pjesën tjetër të tregut. Kriptomonedha më e madhe në botë po qëndron në rënie me mbi 2.7% dhe po tregohet pranë 39,000 dollarëve, duke thelluar humbjet prej 4% një ditë më parë, dhe ka prekur nivelin më të ulët që nga fundi i nëntorit.
Edhe ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, ka humbur mbi 4% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 2,235 dollarë, ndërsa në sesionin e kaluar ra me 5%. Bitcoin është ende në fazën e korrigjimit, pas lançimit të disa fondeve të tregtuara në shkëmbim (ETF) në bitcoin, për herë të parë në histori.
Në muajt përpara se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve në SHBA të jepte dritën jeshile për të filluar tregtimin, investitorët blenë bitcoin në pritje të miratimit. Analistët shprehen se lëvizja për poshtë e bitcoin ishte plotësisht e pritshme, përpara se të shohim një trajektore rritëse. Bitcoin ka rënë me mbi 16% që nga 10 janari, ditën kur Komisioni i Letrave me Vlerë në SHBA dha miratimin për fondet ETF.
Analistët e grafikëve kanë paralajmëruar se megjithëse tendenca afatgjatë rritëse e bitcoin mbetet e paprekur, ka të ngjarë që të bjerë edhe më tej. Kufiri aktual i poshtëm për bitcoin është 38,000 dollarë, por nëse bie edhe poshtë këtij niveli, atëherë kufiri i radhës do të jetë në 36,000 dollarë. Analistët paralajmërojnë se ky mund të jetë vetëm fillimi i një tremujori të parë zhgënjyes për tregun e kriptomonedhave.
SCAN
Sondazh

Nafta kthen një pjesë të fitimeve - Shqetësimet për ekonominë zbehin tensionet gjeopolitike
Nafta është kthyer në rënie në orët e pasdites, ndërsa investitorët po vlerësojnë efektet e ngadalësimit të kërkesës në njërën anë, dhe rritjen e tensioneve......

Çfarë përmban Plani i Ri i Ballkanit? - Ja katër shtyllat ku bazohet. Përshpejtim i konvergjencës ekonomike me BE!
Nëntorin e vitit që lamë pas, Komisioni Europian miratoi një Plan të ri Rritjeje për Ballkanin Perëndimor, e si synim ishte që rajoni të arrijë të përfitojë......

Nga Berlini në Bruksel, “ecejaket” e Rajonit - Rruga e gjatë e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE!
Që pas viteve ’90, vendet e Ballkanit Perëndimor u përpoqën të kapnin trenin që të çonte në Europë por ky rrugëtim po zgjat pafundësisht. Disa nisma janë......

Mashtrim me shuma të mëdha parash – Policia sekuestron 30 mijë euro dhe 10 aparate celulare!
Policia e Shtetit bën me dije se si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të......

Brukseli fillon shqyrtimin për të shkrirë 76 miliardë euro për Poloninë!
Komisioni Europian ka filluar zyrtarisht një proces tre-mujor për të rishikuar 76.5 miliardë euro të fondeve të kohezionit që Polonia nuk ka qenë në gjendje......

“Lufta” e çmimeve për qumështin e deles - Shqipëria numëron 1 milionë krerë, sa prodhohet në total?
Çmimi i qumështit të deles është bërë shkak për një përplasje midis blegtorëve dhe fabrikave të përpunimit që u blejnë produktin. Blegtorët në jug të vendit......

Greqia rrit pagën minimale - Nga 1 prill hyn në fuqi rritja me 5% duke e çuar në 830 euro
Nga 1 prilli, më herët se sa ishte planifikuar, paga e re minimale e rritur pritet të zbatohet këtë vit në Greqi, me depozitimin e një amendamenti për të......

Reformimi i Qendrës së Shërbimeve Arsimore – Nënshkruhet marrëveshja me AADF!
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka njoftuar nisjen e punës për reformimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, me nënshkrimin e marrëveshjes......