A ka produkte bio Shqipëria? - Shumë larg objektivit të BE-së. Vërehen mungesa në treg!

Vitet e fundit konsumatorët shqiptare janë orientuar drejt produkteve ushqimore më cilësore apo të certifikuara, pavarësisht kostos më të lartë që kanë, po mesa duket oferta në treg është shumë e dobët.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vetëm 1 % e sipërfaqes bujqësore në Shqipëri është me prodhim organik, apo e thënë ndryshe 1 mijë hektarë tokë në total, ndërkohë që potencialet dhe kërkesa konsumatore vendase dhe ajo e huaj janë shumë më të larta. Dhe nga kjo sipërfaqe e kultivuar, pjesa më e madhe e produkteve shkon për eskport, ndërsa një sasi e pa konsiderueshme mbetet në treg për konsumatorët shqiptarë.
Nga ana tjetër, si vend kandidat për tu integruar në Bashkimin Europian, Shqipëria ka si objektiv rritjen e sipërfaqeve me prodhim organik. Duke qenë se bujqësia organike është pjesë e Strategjisë së BE-së “Nga ferma në tavolinë” dhe konsiderohet si një sistem i rëndësishëm e i qëndrueshëm bujqësor, me një objektiv që të paktën 25% e tokës bujqësore të BE-së të jetë nën bujqësi organike deri në vitin 2030, politikat qeveritare po i japin një vëmendje të shtuar këtij sektori.
Përpos hapësirës që po jepet me mbështetje financiarë në skemat kombëtare dhe programin IPARD, së fundmi Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim projektligjin e ri “Për prodhimin biologjik, etiketimin e produkteve biologjike dhe kontrollin e tyre”, i cili synon përafrimin me legjislacionin e BE në këtë drejtim dhe adreson përmirësimin e disa problematika të hasura gjatë zbatimit të ligjit ekzistues.
Konkretisht lista e substancave dhe plehrave që do të përdoren për prodhimin organik është harmonizuar tërësisht me atë të BE; do të krijohet dhe mirëmbahet databaza e bujqësisë organike për të gjithë operatorët nën sistemin e certifikimit organik, duke përfshirë edhe importuesit dhe eksportuesit) duke mundësuar informacion të më të gjerë për operatorët organik; Përcaktohet sistemi i kontrollit për prodhimin organik; si dhe janë vendosur për herë të parë shkeljet administrative (gjoba) me qëllim mbrojtjen e përdorimit fiktiv/mashtrues të termave që i referohen metodës së prodhimit organik, në etiketim, reklamë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Mbi 23 mijë biznese ushqimore, në “filtër” risku - Gati plani i kontrolleve për sigurinë sipas historikut. Si kategorizohen kompanitë?
Mbi 23 mijë Operatorë të Biznesit Ushqimor dhe Operator Biznesi do të kontrollohen përgjatë këtij viti nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bazë të historikut......

Rriten ankesat ndaj Prokurimeve Publike - U regjistruan 866 të tilla në 2023, 57 më shumë se një vit më parë
Komisioni i Prokurimeve Publike, për vitin që lamë pas ka regjistruar 866 ankesa në total. Duke krahasuar me Raportin e vitit 2022, 2023-shi u mbyll me 57......

Bitcoin ndal humbjet, ngjitet pranë $40,000 - Analistët parashikojnë se në afatshkurtër mund të bjerë në $36,000
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke ndalur rënien disa ditore. Të martën, bitcoin zbriti poshtë 39,000 dollarëve, duke......

Nafta ngjitet sërish pranë 80 USD - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të tensioneve gjeopolitike, ndërsa fitimet po kufizohen nga shqetësimet për ngadalësimin e......

Konsumatorët europianë humbasin besimin në ekonominë e BE-së!
Pas rritjes së fundit të inflacionit të eurozonës, konsumatorët thonë se po humbasin besimin në ekonominë e BE-së, sipas Treguesit më të fundit të ndjenjës......

Parlamenti i Turqisë miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Hungaria është i vetmi aleat i NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Suedisë. Ligjvënësit turq miratuan të martën anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke hequr......

Rrezik i lartë inflacioni pasi sulmet e Detit të Kuq po çojnë ‘në qiell’ kostot e transportit!
Ndryshimi i rrugës nga kompanitë kryesore të anijeve dhe ndërprerjet e mundshme në Kanalin e Suezit paraqesin sfida për Europën, me inflacionin dhe luhatjet e......

Kinezët nuk udhëtojnë më! - Mungesa e tyre privoi turizmin botëror nga 129 miliardë dollarë
Turizmi global mund të jetë rikuperuar kryesisht nga goditja masive e pandemisë, por ka një klasë udhëtarësh që nuk janë kthyer kurrë në restorantet Taipeit......