Shqipëria Postuar më 24 Janar 2024, 13:31

Mete takon diplomatin e lartë amerikan, Wisner – Në fokus, rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve!

Nga SCAN TV
Mete takon diplomatin e lartë amerikan, Wisner – Në fokus,

Ministri i Financave, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, David Wisner gjatë të cilit u diskutua mbi mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Mete vlerësoi mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë dhe vijojnë të japin për zbatimin e reformave të rëndësishme për vendin dhe u shpreh se qeveria shqiptare mirëpret rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe si aleatë në NATO ndaj në këtë drejtim, Wisner shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen për Shqipërinë, e cila në buxhetin e vitit 2024 për sektorin e mbrojtjes arriti për herë të parë 2% të GDP-së si angazhim ndaj NATO-s.

Gjithashtu, ai rikonfirmoi vijimin e mbështetjes së SHBA-ve për Shqipërinë përmes programeve të financimit të USAID, ku parashikohet një marrëveshje e re me Qeverinë Shqiptare për një sërë projektesh.

E . S / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat