Unifikohen ligjet për investimet e huaja dhe ato strategjike - Zbardhet Drafti i Qeverisë. Synon nxitjen dhe përmirësimin e klimës së biznesit

Qeveria planifikon këtë vit unifikimin në një të vetëm të dy ligjeve që rregullojnë investimet në vend. Bëhet fjalë për dy ligjet kryesore në këtë kuadër, ai për investimet e huaja, si dhe tjetri për investimet strategjike. Ligji i unifikuar do të jetë gati përpara fundit të vjeshtës së këtij viti dhe, sipas dokumentit Qeveritar, ka synim nxitjen dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
“Unifikimi i dy ligjeve bazë që prekin investimet, respektivisht ligjit nr.7764, datë 02.11.1993 “Për investimet e huaja” të ndryshuar, dhe ligjit nr.55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, me qëllim nxitjen, tërheqjen dhe promovimin e investimeve vendase dhe të huaja, në territorin e Republikës së Shqipërisë”, përcakton dokumenti qeveritar.
Më tej, Këshilli i Ministrave nënvizon se synimi i unifikimit të dy ligjeve është përcaktimi i rregullave të përgjithshme për investimet, si dhe krijimi dhe funksionimi i institucioneve përgjegjëse për nxitjen dhe mbështetjen e investimeve si dhe rregullimin e marrëdhënieve juridike që lindin ndërmjet institucioneve publike shtetërore dhe investitorëve, përfshirë investitorë vendas ose të huaj, në Republikën e Shqipërisë.
Pak ditë më parë, Ministri I Financave, Ervin Mete, ka dhënë më shumë detaje për këto ndryshime
“Ligj i unifikuar i investimeve ka kohë që diskutohet. Do përditësohet një ligj që ka qenë për investimet e huaja i viteve 90’ dhe të harmonizohet me parashikimet që janë në ligjin e investimeve strategjike, me kërkesat që ne na vijnë nga BE, procedurave që duhet të ndjekë AIDA, në mënyrë që për çdo investitor që i qaset Shqipërisë të ketë një panoramë të plotë te aspekteve ligjore në mbrojtje të tij apo te drejtave dhe përfitimeve që mund t’i ofrohen si investitor në Republikën e Shqipërisë”.
Për t’u nënvizuar është se ligjit për Investimet Strategjike i ka përfunduar afati më 31 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, shkak për të cilin mazhoranca ka nisur procedurat për shtyrjen e efekteve të tij deri në vitin 2027. Sipas propozimeve të mazhorancës, ndryshimet ligjore do të kenë efekt prapaveprues duke e shtrirë veprimin që nga data 1 janar 2024.
Ndryshimet ligjore parashikojnë të rrisin dhe vlerën e investimeve deri në 100 milionë euro për ato investime që do të marrin statusin “investitor strategjik me procedurë të veçantë”, dhe t'i japin më shumë rol në vendimmarrje ministrive të linjës për të përgatitur studimet dhe kontratat. Kjo është shtyrja e tretë e afatit të një ligji që është miratuar në vitin 2015.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Këto janë vendet e punës me rritjen më të shpejtë në Europë në vitin 2024
Tregu i punës po kalon një transformim të shpejtë në Europë pasi konkurrenca për punë është dyfishuar vitin e fundit, me pozicione të reja që nuk ekzistonin 20......

Pse janë të zemëruar fermerët e Europës?
Rrugët janë bllokuar në të gjithë Francën, plehrat organike dhe mbeturinat bujqësore janë hedhur jashtë zyrave publike dhe balet e barit janë përhapur nëpër......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Monedha europiae blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.1 lekë duke mos regjistruar lëvizje të ndejshme të kuotës sërish në raport me dje. Dollari......

Manjatët e Silicon Valley planifikojnë qytetin utopik - Iniciator i projektit në Kaliforni, një ish-ekzekutiv i Goldman Sachs
Cilësi e mirë e jetesës, punë të mirë paguara, vetë-mjaftueshmëri energjetike dhe infrastrukturë optimale. Kjo dhe më shumë premtohet nga një grup miliarderësh......

Sllovenia rrit pagat minimale në 1.253 euro - Çmimet e konsumit u shtrenjtuan 10.3% në dhjetor
Në vitin 2024, paga minimale bruto në Slloveni do të rritet me 4.2 % në 1253 euro. Lajmi u konfirmua nga një deklaratë zyrtare e ministrisë së punës në......

Kostot e larta të zëvendësimit të punonjësve me IA - Studimi për marrëdhënien e inteligjencës artificiale me vendet e punës
Një studim i Institutit Teknologjik të Massachusetts jep një përgjigje për frikën e shumë punonjësve për rrezikun e zëvendësimit nga inteligjenca artificiale.......

Italia do të fitojë 20 miliardë euro nga privatizimet - Kryeministrja Giorgia Meloni prezanton planin 3-vjeçar
Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi se qeveria e saj mund të grumbullojë rreth 20 miliardë euro në privatizime gjatë tre viteve të......

BE-ja kërkon një kontroll më të ashpër mbi investimet e huaja në sektorë kyç!
Komisioni Europian zbuloi të mërkurën një propozim të ri që do t'i sigurojë atij dhe vendeve anëtare një pamje më të detajuar të investimeve të huaja direkte......