Hungaria pranon të heqë veton për paketën e ndihmës prej 18 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën!

Hungaria ka rënë dakord të heqë veton për dërgimin e 18 miliardë eurove ndihmë të BE-së për Ukrainën. Komisioni Europian muajin e kaluar rekomandoi që 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së për Budapestin duhet të ngrihen sepse reformat për të forcuar sundimin e ligjit në Hungari dështuan.
Por ambasadorët e BE-së ranë dakord të ulin shumën e ngrirë në 6.3 miliardë euro dhe miratuan 5.8 miliardë euro financim për rimëkëmbjen pas COVID-19. Në këmbim, Bupadest hoqi veton e tij në dy dosje kryesore që kërkonin unanimitet midis vendeve të BE: 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën dhe një taksë globale të korporatave.
"Megadeal! Ambasadorët e BE-së miratuan në parim një paketë prej 18 miliardë eurosh në mbështetje për Ukrainën, taksën minimale 15% për korporatat e mëdha, miratimin e RRP-së së Hungarisë (plani i rimëkëmbjes dhe elasticitetit pas COVID-19) dhe një marrëveshje për kushtëzimin", tha Presidenca Çeke e Këshillit Europian në Twitter.
Budapestit megjithatë do t'i duhet ende të plotësojë 27 "super piketa" të përcaktuara nga Komisioni Europian në mënyrë që të marrë fondet nën mekanizmin e kushtëzimit dhe planin e rimëkëmbjes. Këto përfshijnë reforma për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit, rregulla të reja për auditimin dhe raportimin mbi fondet e BE-së, krijimin e organeve të reja të pavarura kundër korrupsionit dhe rregulla më të forta për të goditur konfliktet e interesit.
Zarfi i përgjithshëm i kohezionit të Hungarisë për periudhën 2021-2027 është 22.5 miliardë euro. Kjo do të thotë se edhe nëse ngrihen 6.3 miliardë euro, rreth 16 miliardë euro mund të angazhohen normalisht, duke arritur në rreth 3.7 miliardë euro në vit nga viti 2022.
Por Budapesti ka deri në dy vjet për të arritur super piketa të vendosura nga Komisioni dhe për të zhbllokuar fondet e ngrira.**Një zyrtar i lartë i BE tha muajin e kaluar se priste që qeveria hungareze t'i arrinte këto piketa përpara fundit të tremujorit të parë.
Vendimi ka të ngjarë të brengoset për Komisionin Europian, i cili javën e kaluar, pasi iu kërkua nga disa prej vendeve anëtare të bllokut të publikonte një analizë të re të sundimit të ligjit që do të përfshinte reformat e miratuara nga qeveria hungareze në fillim të këtij muaji në një përpjekje për të ulur shumën e ngrirë i qëndroi vlerësimit fillestar.
Prandaj është një fitore për Budapestin, i cili me sukses ushtroi veton mbi dy dosjet e tjera kyçe për të siguruar fondet e BE-së. Në paketën e ndihmës për të mbuluar mungesën buxhetore të Ukrainës për vitin 2023, Budapesti kishte argumentuar kundër mbledhjes së parave në tregje dhe tha se preferonte t'i jepte ndihmë Ukrainës në baza dypalëshe, pavarësisht se pjesa e saj ishte më e ulët si pjesë e një pakete të BE-së.
Ajo kundërshtoi taksën globale të korporatave, të njohur si Shtylla II, për muaj të tërë duke argumentuar se me ekonominë botërore në rënie për shkak të COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk ishte koha për të rritur taksat. Megjithatë, ajo rriti taksat për bizneset e vogla gjatë verës duke shkaktuar protesta masive. Johannes Hahn, Komisioneri për Buxhetin, megjithatë e përshkroi vendimin si një "moment të madh për sundimin e ligjit dhe fondet e BE-së!"
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Si një vend 31-vjeçar u bë një peshë e rëndë e futbollit botëror!
Panamaja, Mauritania, Gjeorgjia dhe Eritrea janë katër vende me madhësi afërsisht ekuivalente të popullsisë së Kroacisë. Këto katër kombe ndajnë një paraqitje......

Një propozim ndryshe: INSTAT të kthehet në “agjenci” punësimi - Platforma e statistikave të postojë vendet vakante të punës
Punëismi i të rinjve në shqipëri është kthyer në një sfidë e cila has pengesa që nga paga, sistemi meritë preferencë por dhe mundësitë që mund të ketë për këto......

Zyrtarët që miratojnë PPP-të të ngarkohen me përgjegjësi penale - Pr/ligji: Të shmangen garat fiktive, konkurrentët të bëjnë publike pasqyrat financiare
Ndërsa në harkun kohor të tetë viteve fatura e koncesioneve në Shqipëri ka kaluar vlerën 2 miliardë euro, opozita ka depozituar në Kuvend një projektligj për......

Të rishikohen tarifat për transportin publik! - FMN: Reduktimi i TVSH-së nuk ka funksionuar për shtimin e autobusëve elektrikë
Masa e ndërmarrë nga qeveria për reduktimin e TVSH-së për autobusët elektrikë që përdoren transportit publik, nuk ka funksionuar për të nxitur kompanitë......

Projektligji, ndërtuesit të zbardhin shitjet në themel e kleringët - Stop parave të pista. Dy kontrolle, një para dhënies së lejes, një pas përfundimt të objektit
Asnjë ndërtues nuk duhet të pajiset me leje ndërtimi nëse bashke me dokumentacionin teknik nuk paraqet edhe burimet financiare me të cilat do kryhet investimi.......

“Importet festive” të Shqipërisë po ndryshojnë kah - Të dhënat doganore, çfarë po ndodh me produktet ushqimore të shportës?
Në prag të festave të fundvitit kur dhe sasia e produkteve të importuara parimisht duhet të vijë në rritje për shkak të fluksit të lartë të blerjeve tek......

Hapet “thesi” për rindërtimin - Para zgjedhjeve lokale/ Qeveria, miliona lekë për bashkitë. Kryeson Tirana dhe Durrësi
Teksa zgjedhjet vendore po afrojnë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë vendimesh, që parashikojnë rritjen e buxhetit për financimin e rindërtimit, pas......

Gjermania rrezikon të mbetet pa gaz! - Dështon objektivi për reduktimin e konsumit
Gjermania po kursen më pak gaz se objektivi i duhur për të shmangur mungesat e furnizimit këtë dimër. Lajmi u konfirmua nga kreu i agjencisë gjermane të......