Shqipëria Postuar më 10 Gusht 2023, 14:21

“Harta e re e referencës së pronave deformon tregun” - Zaloshnja: Nuk pasqyron vlerën reale. Një pallat 20-vjeçar, njësoj me objektet e luksit!

Nga SCAN TV
“Harta e re e referencës së pronave deformon tregun” -

Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Zaloshnja, thotë për SCAN TV se, harta e re e çmimeve të referencës për kryeqytetin penalizon të gjithë ata qytetarë që zotërojnë apartamente të ndërtuara përpara 10 apo 20 vitesh dhe më shumë akoma ato të epokës së komunizmit.

Kjo pasi, çmimet referencë vendosen në bllok për çdo zonë, pa marrë parasysh se vlera reale e tregut për një ndërtim lusoz të dy-tre viteve të fundit është shumë më e lartë se e një objekti shumë pranë tij, të ndërtuar përpara 10 apo 15 vitesh.

Lidhur me ligjin e ri për taksën e pasurisë, i sapohedhur për konsultim publik nga qeveria, Zaloshnja thotë se është mëse e logjikshme qw personat, tw cilwt zotërojnë shtëpi të dyta, apo të treta të paguajnë më shumë taksa, se ata që kanë vetëm një.

Por, Zaloshnja shton se, Shoqata Shqiptare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme i ka propozuar qeverisë formulë tjetër për llogaritjen e çmimit referencë.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat