FMN vlerëson ekonominë e Kosovës - Por, tensionet në Veri mund të frenojnë investimet e huaja

Mes një konteksti sfidues global, kushtet makroekonomike në Kosovë kanë mbetur të favorshme. Deklarata është bërë nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që vizitoi Kosovën nga 31 korriku deri më 4 gusht, ku u takua me drejtues të lartë të vendit.
Sipas FMN, rritja ekonomike e vendit mbetet elastike, inflacioni vazhdon të bjerë dhe deficiti i llogarisë korrente ka filluar të ngushtohet. Të ardhurat fiskale vazhdojnë të rriten me ritme të shëndetshme, zbatimi i programit të investimeve publike është rritur dhe parametrat fiskalë kanë mbetur në nivelet e duhura.
Por, shqetësim për misionin e FMN mbetet paqëndrueshmëria dhe tensionet në Kosovën veriore.
“Në veçanti, zhvillimet e fundit në katër komunat veriore çuan në masa të përkohshme dhe të kthyeshme nga disa donatorë dhe partnerë tradicionalë që kufizojnë bashkëpunimin e ri ekonomik dhe financiar. Nëse këto masa hiqen në një periudhë afatshkurtër, ato nuk pritet të ndikojnë në perspektivën ekonomike të vendit. Por, mund të bëhen pengesë për investimet e huaja direkte dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, nëse qëndrojnë për një kohë më të gjatë.”
Gjatë vizitës, misioni i FMN-së diskutoi me autoritetet e vendit zhvillimet e fundit makroekonomike dhe politike dhe progresin në projektbuxhetin 2024. Misioni gjithashtu vlerësoi progresin e mirë të bërë drejt përmbushjes së angazhimeve kryesore në kuadër të programeve të mbështetura nga Fondi.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Rama për gazetën italiane La Stampa: "Tani jemi Amerika për Italinë, por turizmi me kosto të ulët nuk do të zgjasë"!
“Po, ne jemi pak si Italia e viteve 1950. Tridhjetë vjet më vonë po i heqim stigmën emigrantit dhe kaq. Por Shqipëria përpiqet të mësojë nga gabimet tuaja”.......

Ministrja Krifca: Eksportet e vajit të ullirit u rritën me 33 herë në vlerë dhe 52 herë më shumë në sasi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, do të vijojë me stragjinë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë ullirin dhe nxitjen e......

Emetohen monedhat speciale prej 50 pens për Kurorëzimin e Mbretit Charles!
Një monedhë speciale prej 50 pens që shënon Kurorëzimin e Mbretit Charles do të hyjë në qarkullim këtë javë. Royal Mint po lëshon pesë milionë monedha, me......

15 milionë veshje të përdorura mbërrijnë në këtë vend çdo javë – Pse kjo po krijon një problem të madh?
Tregu Kantamanto në Akra, kryeqyteti i Ganës, ka qenë prej kohësh një destinacion për rroba të përdorura, por vëllimi që importohet sot e tejkalon shumë......

A ndikoi një shpërthim vullkani nënujor në valët e të nxehtit të kësaj vere?
Vapa rekord e kësaj vere është nxitur nga ngrohja globale dhe El Niño. Por shkencëtarët po pyesin nëse ka faktorë të tjerë në punë. Agjencia europiane e klimës......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohet monedha europiane!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në kuota negative teksa ka humbur pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.8......

Tarifë shtesë për importet e arit dhe bizhuterive - Me këtë vendim, qeveria turke synon uljen e deficitit të llogarisë korente
Qeveria turke njoftoi së fundmi një tarifë shtesë prej 20% për disa importe të arit dhe bizhuterive, që synon të ndihmojë përpjekjet për të ulur deficitin e......

Italia subvencionon panelet diellore - Fondi 200 milionë euro, i destinuar për familjet e varfëra në jug të vendit
Ministria e Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë në Itali ka krijuar një fond prej 200 milionë euro për të inkurajuar familjet me të ardhura të ulëta të......