Italia subvencionon panelet diellore - Fondi 200 milionë euro, i destinuar për familjet e varfëra në jug të vendit

Ministria e Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë në Itali ka krijuar një fond prej 200 milionë euro për të inkurajuar familjet me të ardhura të ulëta të instalojnë panele diellore në shtëpitë e tyre dhe në këtë mënyrë të kursejnë në faturat e energjisë. I ashtuquajturi “Fond i të Ardhurave të Energjisë”, u krijua me një dekret të ministrit Gilberto Pichetto dhe shuma prej 200 milionë euro do të lëvrohet për vitet 2024 dhe 2025.
Sipas institutit të statistikave, 8.9% e familjeve që banojnë në Itali janë në varfëri energjetike. Kostoja mesatare e një sistemi fotovoltaik 6 kw me akumulator, varion nga 18 mijë deri në 25 mijë euro dhe mundëson një kursim prej 75% në faturë. Fondi do të menaxhohet nga GSE, kompania publike që ofron subvencione për burimet e rinovueshme.
Paratë janë të destinuara sidomos për Jugun e Italisë, ku 80% e burimeve do të shkojnë në rajonet Abruzzo, Basilicata, Calabria, Campania, Molise, Puglia, Sardegna dhe Sicilia. Sistemet fotovoltaike duhet të kenë një fuqi nominale jo më pak se 2 kilovat dhe jo më shumë se 6, ose në çdo rast të mos kalojnë fuqinë nominale të marrë nga pika e lidhjes. Panelet duhet të vendosen në çati dhe sipërfaqe në pronësi të përfituesit.
“Me këtë masë po mbështesim popullsinë më vulnerabël dhe në të njëjtën kohë mbrojmë mjedisin, sepse promovojmë përdorimin e energjisë së rinovueshme. Është një përgjigje e re e qeverisë për të zbatuar sigurinë reale dhe të barabartë të energjisë”, deklaroi ministri Gilberto Pichetto.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Makinat kineze “kërcënojnë” Europën - Vështirësitë ekonomike detyrojnë europianët për zgjedhje racionale
Tregu kinez i makinave vazhdon të ngadalësohet, falë ekonomisë në prag të deflacionit, por kjo mund të ketë një efekt të rëndësishëm në ekuilibrin e vendosur......

Çmimet globale të orizit nuk ndalen - Regjistrohen pranë niveleve më të larta të 12 viteve. Mund të rriten edhe më shumë
Çmimet e orizit u rritën në nivelin më të lartë në pothuajse 12 vjet, si pasojë e ndalimit të eksportit nga India dhe kushteve të pafavorshme të motit që mund......

“Fond për mbështetjen dhe mbrojtjen e eksporteve” - Sipas Berishës, krijimi i këtij fondi do të minimizojë humbjet e eksportuesve
Forcimi I lekut kundrejt euros dhe valutave kryesore gjatë muajve të fundit ka shkaktuar humbje të mëdha për eksportuesit. Gjatë konferencës me temë “Rënia......

Ku po marrin më shumë kredi qytetarët? - Në Elbasan, rritja më e madhe e huasë. Lezha, e vetmja me rënie
“Scan Intel” ka analizuar portofolin e kredisë së individëve sipas rretheve (definicioni i Bankës së Shqipërisë për përkatësinë gjeografike). Të dhënat i......

ENI, shpime për naftë në Dumre - Shoqëria aplikon për licencat. Pas fazës së studimit, planifikohet nisja e kërkimit në një pus
Kompania ENI planifikon të nisë shpimin e një pusi për kërkimin e naftës në Dumre, teksa ka aplikuar pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për t’u pajisur me......

Bankat, huadhënësi më i madh i Qeverisë - 62% e borxhit publik u mor nga sistemi bankar, 12% nga individët përmes bonove
Sistemi bankar mbetet huadhënësi më i madh i Qeverisë kur vjen fjala te borxhi i brendshëm, i pasuar nga qyetarët, të cilët renditen në vendin e dytë sa i......

Jepen katër leje minerare - Investimi, 307.8 mln lekë, vlera e mineraleve që do nxirret 19.9 mld lekë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar 4 leje të reja minerare për nxjerrjen e mineraleve të llojit gur gëlqeror dhe ranor silicor. Lejet iu......

Norvegjia do të gjobisë Metën me rreth 100 mijë dollarë në ditë – Shkak përdorimi i të dhënave për reklama
Agjencia e mbrojtjes së të dhënave të Norvegjisë tha se do të fillojë të gjobisë pronarin e Facebook dhe Instagram Meta me afro 100,000 dollarë në ditë për......