Shqipëria Postuar më 10 Gusht 2023, 10:37

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohet monedha europiane!

Nga SCAN TV
Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohet monedha

Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në kuota negative teksa ka humbur pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Nga ana tjetër monedha europiane ka shënuar rritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 103.2 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane sakaq ka pësuar zbritje të kuotës teksa është blerë këtë të enjte me 106.5 lekë dhe është shitur me 107.8 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik gjithashtu e ka nisur këtë mëngjes negativisht duke pasur edhe zbritje të vlerës teksa blihet sot me 118.5 lekë dhe shitet me 120.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat