Ministrja Krifca: Eksportet e vajit të ullirit u rritën me 33 herë në vlerë dhe 52 herë më shumë në sasi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, do të vijojë me stragjinë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë ullirin dhe nxitjen e eksporteve të vajit të ullirit.
Në Çermë e Sipërme, Divjakë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrean morën pjesë në takimin e grupit të punës, që po zbaton programin “Mbështetja e eksportit të vajit të ullirit nëpërmjet përmirësimit të cilësisë”, me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, prodhues e përpunues të vajit të ullirit, për të analizuar ecurinë e deritanishme të një programi.
“I paraprijmë punëve për sezonin e ullirit që vjen duke çuar përpara sukseset e sektorit”, tha Krifca, teksa vlerësoi trendin në rritje të eksportit të vajit të ullirit.
Ministrja tha se “në 6 mujorin e parë të këtij viti, i kemi rritur eksportet e vajit të ullirit në mbi 4,100 tonë, nga mesatarisht 80 tonë që ka eksportuar historikisht Shqipëria. Jemi rritur kështu me 52 herë në sasi por edhe 33 herë në vlerë, duke shitur produktin tonë më shtrenjtë në tregje me vlerë të shtuar. Një arritje e rëndësishme falë masave që u morën që në Dhjetor, në kushtet e superprodhimit të vajit të ullirit, ku me angazhimin e Grupit Teknik, KASH mbështetjen e RISI Albania dhe me specialistët tanë më të mirë në kulturën e ullirit kryem në kohë identifikimin e sasive të mbetura tek fermerët, grumbullimin dhe analizat për standardizimin e sasisë së vajit të ullirit duke çliruar më pas rrugën drejt tregjeve të eksportit”.
“Të gjithë jemi dëshmitar që sot, fermerët nuk ankohen për sasi vaj ulliri të mbetura dhe për më tepër për çmime të pakënaqshme. Fakti që ne jemi rritur 33% në vlerë, brenda kësaj kohe, tregon që ne e kemi shitur vajin e mbetur në tregje me vlerë të shtuar”, u shpreh Krifca.
Ministrja e vlerësoi këtë fakt, një arritje të rëndësishme falë masave që u morën në kushtet e superprodhimit të vajit të ullirit. “Marrëveshja me homologun italian, bëri të mundur që sasia më e madhe e vajit të ullirit të eksportohej drejt Italisë, me të cilët kemi forcuar partneritetin për të përfituar dijen dhe eksperiencë në shtimin e vlerës në kulturën e ullirit” tha Krifca .
Gjatë fjalës së saj, Krifca u ndal në potencialet ende të pashfrutëzuara që ka Shqipëria në fushën e ullirit dhe prodhimit të vajit të ullirit, që mund të elaburohen më tej përmes bashkëpunimit të ri me shtetin italian, por theksoi ajo, nuk do të ndalemi këtu.
“Ne kemi mbi 12 milionë rrënjë ullinj të mbjellë në territorin e vendit dhe 10 milionë prej tyre janë aktualisht në prodhim. Janë rreth 250 fabrika që prodhojnë vaj ulliri dhe 95% e prodhimit të ullirit shkon për prodhimin e vajit të ullirit. Me homologun italian kemi nisur një partneritet të rëndësishëm bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe unë kam marrë angazhim bashkë me ministrin ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Lollobrigida të mbështesim respektivisht dy vendet tona për të bërë më të mirën në zgjerimin e shkëmbime tregtare bujqësore. Ne konkretisht kemi nevojë për dijen dhe eksperiencën italiane për rritjen e vlerës nga kultura e ullirit”, theksoi ministrja.
Ajo tha se, ambicja jonë është krijimi një brandi të përbashët shqiptaro-italian të vajit të ullirit . Që do të thotë që vaji i ullirit tipik shqiptar, i certifikuar dhe i standartizuar me teknologji italiane të avancuar, të ofrohet në tregjet ndërkombëtare si një brand i përbashkët.
Në këtë kuadër, vijoi Krifca, po ridimensionojmë një projekt me qeverinë italiane, me një fond 3.6 milionë euro, i cili do të vendoset në funksion te implementimit te teknologjive bashkëkohore dhe mekanizimit që nga kultivimi i ullirit e deri në përpunimin e tij, me qëllim rritjen e cilësisë së këtij produkti.
Ajo shprehu angazhimin për rivitalizimin e panel testit shqiptar, për të arritur atë cilësi maksimale që i duhet sektorit dhe vijimin e mbështetjes për zhvillimin e ullishtarisë.
“Masë tjetër për kulturën e ullirit është edhe mbështetja e fermerëve këtë vit me naftë pa taksa për punime të mekanizuara, duke i Iehtësuar ata nga kostot e prodhimit. Gjithashtu për këtë vit parashikojmë ngritjen e laboratorëve të akredituar me qëllimin ofrimin falas së analizave për cilësinë e vajit të ullirit. Ndërsa parashikojmë të shtojmë kapacitetet grumbulluese, depozituese, paketuese dhe etiketimin te vaji i ullirit”, deklaroi Krifca.
SCAN
Sondazh

Emetohen monedhat speciale prej 50 pens për Kurorëzimin e Mbretit Charles!
Një monedhë speciale prej 50 pens që shënon Kurorëzimin e Mbretit Charles do të hyjë në qarkullim këtë javë. Royal Mint po lëshon pesë milionë monedha, me......

15 milionë veshje të përdorura mbërrijnë në këtë vend çdo javë – Pse kjo po krijon një problem të madh?
Tregu Kantamanto në Akra, kryeqyteti i Ganës, ka qenë prej kohësh një destinacion për rroba të përdorura, por vëllimi që importohet sot e tejkalon shumë......

A ndikoi një shpërthim vullkani nënujor në valët e të nxehtit të kësaj vere?
Vapa rekord e kësaj vere është nxitur nga ngrohja globale dhe El Niño. Por shkencëtarët po pyesin nëse ka faktorë të tjerë në punë. Agjencia europiane e klimës......

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore – Forcohet monedha europiane!
Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në kuota negative teksa ka humbur pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.8......

Tarifë shtesë për importet e arit dhe bizhuterive - Me këtë vendim, qeveria turke synon uljen e deficitit të llogarisë korente
Qeveria turke njoftoi së fundmi një tarifë shtesë prej 20% për disa importe të arit dhe bizhuterive, që synon të ndihmojë përpjekjet për të ulur deficitin e......

Italia subvencionon panelet diellore - Fondi 200 milionë euro, i destinuar për familjet e varfëra në jug të vendit
Ministria e Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë në Itali ka krijuar një fond prej 200 milionë euro për të inkurajuar familjet me të ardhura të ulëta të......

Makinat kineze “kërcënojnë” Europën - Vështirësitë ekonomike detyrojnë europianët për zgjedhje racionale
Tregu kinez i makinave vazhdon të ngadalësohet, falë ekonomisë në prag të deflacionit, por kjo mund të ketë një efekt të rëndësishëm në ekuilibrin e vendosur......

Çmimet globale të orizit nuk ndalen - Regjistrohen pranë niveleve më të larta të 12 viteve. Mund të rriten edhe më shumë
Çmimet e orizit u rritën në nivelin më të lartë në pothuajse 12 vjet, si pasojë e ndalimit të eksportit nga India dhe kushteve të pafavorshme të motit që mund......