Shtyhet koncesioni i markimit të karburanteve - Qytetarët do pagujnë 2 lekë/litër deri në mars të vitit 2024

Qeveria ka shtyrë me 1 vit koncesionin e markimit të karburanteve, çka do të thotë se kosto prej 2 lekë/litër do të vijojë të paguhet nga qytetarët deri në mars 2024. Shtojca është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke rritur në 11 vjet kohëzgjatjen e kontratës, nga 10 vjet që ishte më herët. Ndërkohë që, vendimi është marrë pas 4 muajsh nga përfundimi i koncesionit, që ishte marsi 2023.
Publikisht, qeveria nuk ka dhënë asnjë argument mbi aryset e kësaj shtyrjeje, teksa vetë kontrata përcakton se zgjatja e afatit mund të bëhet vetëm në raste të Forcës Madhore dhe jo më shumë se 120 ditë.
Kompanitë koncesionare Global Fluids International SA dhe Petroleum Consulting Partners AG e ofrojnë shërbimin e markimit dhe monitorimit me një çmim prej 614 Lekë për 1000 Litra të markuara (pa TVSH). Ndërkohë që kjo tarifë përgjatë 10 viteve iu ka garantuar fitime para tatimit, në vlerën e rreth 724 mln lekëve.
Të dhënat janë deklaruar nga vetë koncesionari pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ku viti 2022 duket se ka qenë më fitimprurësi, me 172.6 mln lekë, teksa vlera e investimit në kontartën koncesionare parashikohej të ishte 4.17 mln USD.
Ndërkaq, importuesit e naftës pohojnë se në rast se nuk paguajnë tarifën e markimit nuk iu mundësohet zhdoganimi i karburanteve. Vlera prej 2 lekë/litër për markimin është një nga taksat dhe tarifat e përfshira në çmimin e karburantit, që paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

“4.100 ton vaj ulliri i eksportuar” - Krifca: Rritje me 52 herë, e kemi shitur edhe 33 herë më shtrenjtë
Shqipëria ka rritur ndjeshëm eksportet e vajit të ullirit në 6 muajt e parë të këtij viti, ndërsa rritje ka pësuar edhe vlera me të cilën është shitur ky......

Kreditë me probleme i rikthehen rënies - Zbresin pranë 5.23% gjatë Qershorit, pas dy muajsh me radhë në rritje
Treguesi i huave me probleme, që është edhe një ndër më të rëndësishmit e shëndetit financiar bankar, është regjistruar në rënie të lehtë gjatë Qershorit, pas......

FMN vlerëson ekonominë e Kosovës - Por, tensionet në Veri mund të frenojnë investimet e huaja
Mes një konteksti sfidues global, kushtet makroekonomike në Kosovë kanë mbetur të favorshme. Deklarata është bërë nga misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, që......

Rama për gazetën italiane La Stampa: "Tani jemi Amerika për Italinë, por turizmi me kosto të ulët nuk do të zgjasë"!
“Po, ne jemi pak si Italia e viteve 1950. Tridhjetë vjet më vonë po i heqim stigmën emigrantit dhe kaq. Por Shqipëria përpiqet të mësojë nga gabimet tuaja”.......

Ministrja Krifca: Eksportet e vajit të ullirit u rritën me 33 herë në vlerë dhe 52 herë më shumë në sasi
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, do të vijojë me stragjinë për mbështetjen e fermerëve që kultivojnë ullirin dhe nxitjen e......

Emetohen monedhat speciale prej 50 pens për Kurorëzimin e Mbretit Charles!
Një monedhë speciale prej 50 pens që shënon Kurorëzimin e Mbretit Charles do të hyjë në qarkullim këtë javë. Royal Mint po lëshon pesë milionë monedha, me......

15 milionë veshje të përdorura mbërrijnë në këtë vend çdo javë – Pse kjo po krijon një problem të madh?
Tregu Kantamanto në Akra, kryeqyteti i Ganës, ka qenë prej kohësh një destinacion për rroba të përdorura, por vëllimi që importohet sot e tejkalon shumë......

A ndikoi një shpërthim vullkani nënujor në valët e të nxehtit të kësaj vere?
Vapa rekord e kësaj vere është nxitur nga ngrohja globale dhe El Niño. Por shkencëtarët po pyesin nëse ka faktorë të tjerë në punë. Agjencia europiane e klimës......