Gjykata Kushtetuese ‘ngrin’ marrëveshjen me Italinë për emigrantët! Vendimi final me 18 janar

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë. Marrëveshja parashikon ngritjen e një kampi refugjatësh në Gjadër të Lezhës për emigrantët që tentojnë të shkojnë në Itali. Me shpenzimet e Italisë, në këtë kamp parashikohet të vendosen 3 mijë emigrantë.
Protokolli i bashkëpunimit me Italinë u nënshkrua në fillim të muajit nëntor dhe në fund të këtij muaji u ratifikuar nga parlamenti italian.
Referuar njoftimit zyrtar, çdop procedurë e ratifikimit në Kuvend të protokollit të bashkëpunimit me Italinë do të pezullohet deri në vendimin përfundimtar që Gjykata Kushtetuese do të japë. Seanca e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje do të mbahet në datën 18 janar 2024, ora 10:00.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
Në datën 06 dhjetor 2023, 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kanë paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për kontrollin e kushtetutshmërisë së Protokollit të nënshkruar midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.
Kjo kërkesë është paraqitur para ratifikimit të këtij Protokolli, bazuar në nenin 131, pika 1, shkronja “b”, të Kushtetutës.
Grupi i deputetëve ka ngritur pretendime se nuk është respektuar procedura e negocimit dhe e nënshkrimit, pasi Protokolli i bashkëpunimit bën pjesë në ato kategori marrëveshjesh që kërkojnë autorizimin e Presidentit, pasi prek çështje të territorit dhe të të drejtave themelore, sipas nenit 121, pika 1, shkronjat “a” dhe “b”, të Kushtetutës.
Po ashtu, ata kanë paraqitur edhe tre kërkesa të njëjta për pezullimin e procedurave parlamentare për ratifikimin, mbi shkakun se shqyrtimi dhe votimi i Protokollit është planifikuar nga Kuvendi për seancën plenare të datës 14 dhjetor 2023.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, në datën 11 dhjetor 2023, pasi mori në shqyrtim paraprak çështjen vendosi ta kalojë atë për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve.
Mbledhja e Gjyqtarëve, e mbledhur sot, në datë 13 dhjetor 2023, vlerësoi se kërkesa plotëson kriteret paraprake të pranueshmërisë dhe vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, mbi bazë dokumentesh.
Bazuar në nenin 52, pika 3,[1] të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, shqyrtimi në seancë i çështjes pezullon automatikisht procedurat e ratifikimit në Kuvend të Protokollit të bashkëpunimit, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
Duke mbajtur parasysh parashikimin e së njëjtës dispozitë ligjore (neni 52, pika 3), që kërkon përfundimin e shqyrtimit të çështjes brenda 3 muajve nga paraqitja e kërkesës, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi që seanca të zhvillohet në datën 18 janar 2024, ora 10:00.
SCAN
Sondazh

Çmimet futin në “sherr” Braçen me tatimet - Deputeti: Rritje abuzive e shitjet pa faturë. DPT: Çmimet caktohen nga kërkesë-oferta!
Rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve në prag të Vitit të Ri ka gjeneruar debat midis deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe administratës......

Ku në Europë kostot e kujdesit shëndetësor po nxisin varfërinë! – Si pozicionohet Shqipëria?
Këtë javë, udhëheqësit e shëndetësisë nga OBSH po mblidhen në Estoni për të vëzhguar 15-vjetorin e Kartës së Talinit, një kornizë që studion lidhjen midis......

Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale botën e punës?
Në të ardhmen, AI do të kryejë shumë detyra të kryera aktualisht nga njerëzit. Tashmë është duke u zhdukur në lloje të caktuara të punës. Tashmë, disa detyra......

Nafta bie me 3%, zbret në 73 USD - Tregu karakterizohet nga një kërkesë e dobët dhe furnizim i tepërt
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi ra me më shumë se 3% të martën, duke prekur nivelin më të ulët në 6 muajt e fundit. Investitorët janë......

Dollari rritet lehtë përballë monedhave kryesore - Investitorët po presin sinjalizime nga FED për uljen e interesave
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin përfundimet që do të dalin nga takimi i Rezervës Federale, në......

Ari i afrohet sërish 2,000 USD - Mbështetet nga rënie e yield-eve të obligacioneve në SHBA
Ari po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, i mbështetur nga rënia e yield-it të obligacioneve amerikane, por po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 3......

Bitcoin stabilizohet në mbi 41,000 USD - Gjatë vitit 2023 është rritur me rreth 165%. Investitorët presin FED
Tregu i kriptomonedhave duket se është stabilizuar në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në paqëndrueshmëri të madhe. Investitorët po presin përfundimin e......

Kombet, marrëveshje historike në COP28 - Mbi 200 vende firmosin dokumentin për t’u larguar nga karburantet fosile
Përfaqësuesit nga rreth 200 vende në botës ranë dakord në samitin e klimës COP28 të mërkurën për të filluar reduktimin e konsumit global të lëndëve djegëse......