Kombet, marrëveshje historike në COP28 - Mbi 200 vende firmosin dokumentin për t’u larguar nga karburantet fosile

Përfaqësuesit nga rreth 200 vende në botës ranë dakord në samitin e klimës COP28 të mërkurën për të filluar reduktimin e konsumit global të lëndëve djegëse fosile, për të shmangur më të keqen e ndryshimeve klimatike. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji, që sinjalizon fundin eventual të epokës së naftës.
Marrëveshja e arritur në Dubai pas dy javësh negociata të vështira kishte për qëllim t'u dërgonte një sinjal të fuqishëm investitorëve dhe politikëbërësve se bota është e bashkuar në dëshirën e saj për t'u shkëputur nga karburantet fosile, diçka që shkencëtarët thonë se është shpresa e fundit për të parandaluar katastrofën klimatike. Teksti njeh nevojën për reduktime të thella, të shpejta dhe të qëndrueshme të emetimeve të dioksidit të karbonit nëse njerëzimi dëshiron të kufizojë rritjen e temperaturës në 1.5 gradë mbi nivelet para-industriale.
Presidenti i COP28, Sulltan Al Jaber e quajti marrëveshjen “historike”, por shtoi se suksesi i vërtetë do të ishte zbatimi i saj. “Ne jemi ajo që bëjmë, jo ajo që themi”, deklaroi Al Jaber përpara seancës plenare. “Ne duhet të ndërmarrim hapat e nevojshëm për ta kthyer këtë marrëveshje në veprime të prekshme”, shtoi ai.
Disa vende e brohoritën marrëveshjen për arritjen e diçkaje të pakapshme në dekadat e bisedimeve për klimën. “Është hera e parë që bota bashkohet rreth një teksti kaq të qartë mbi nevojën për të kaluar larg nga karburantet fosile”, tha Ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë Espen Barth Eide.
Më shumë se 100 vende kishin lobuar fort për një gjuhë të ashpër në marrëveshjen e COP28 për t’u larguar nga përdorimi i naftës, gazit dhe qymyrit, dhe dolën kundër kundërshtimit të fuqishëm nga grupi prodhues i naftës i udhëhequr nga Arabia Saudite OPEC, i cili argumentoi se bota mund të ulë emetimet pa iu shmangur karburanteve fosile.
Kjo betejë e shtyu samitin me një ditë, ndërsa disa vëzhgues shqetësoheshin se negociatat do të përfundonin në një ngërç. Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës kontrollojnë gati 80% të rezervave të vërtetuara të naftës në botë së bashku, dhe përfaqësojnë rreth një të tretën e prodhimit global të naftës.
Në anën tjetër, shtetet e vogla ishullore të cenueshme nga klima, ishin ndër mbështetësit kryesorë për t’u larguar gradualisht nga lëndët djegëse fosile dhe patën mbështetjen e prodhuesve të mëdhenj të naftës dhe gazit si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Norvegjia, së bashku me bllokun e BE-së dhe shumë qeveritë e tjera.
“Ky është një moment ku multilateralizmi është bashkuar dhe njerëzit kanë marrë interesa individuale dhe janë përpjekur të përcaktojnë të mirën e përbashkët”, tha i dërguari amerikan për klimën, John Kerry, pas miratimit të marrëveshjes. Por, negociatorja kryesore për Aleancën e Shteteve të Vogla Ishullore, Anne Rasmussen, e kritikoi marrëveshjen duke e quajtur si jo ambicioze. “Ne kemi bërë një përparim, por ajo që na nevojitet vërtet është një hap eksponencial në veprimet tona”, tha Rasmussen.
Ndërsa, ministri danez për Klimën dhe Energjinë, Dan Jorgensen u mrekullua me rrethanat e marrëveshjes. “Ne jemi duke qëndruar këtu në një vend nafte, të rrethuar nga vende të naftës dhe kemi marrë vendimin duke thënë të largohemi nga nafta dhe gazi”, deklaroi Jorgensen.
Djegia e lëndëve djegëse fosile po nxit ngrohjen globale, duke rrezikuar miliona jetë. Deri më tani, qeveritë kurrë nuk kanë rënë dakord kolektivisht të ndalojnë përdorimin e tyre. Gjithashtu edhe aktivistët për klimën shprehen se marrëveshja nuk shkon aq larg sa duhet.
Marrëveshja kërkon në mënyrë specifike tranzicionin nga karburantet fosile në sistemet e energjisë së pastër në një mënyrë të drejtë, të rregullt dhe të barabartë në mënyrë që të arrihet zero emetime neto deri në vitin 2050. Marrëveshja bën thirrje për një trefishim të kapacitetit të energjisë së rinovueshme globalisht deri në vitin 2030, duke përshpejtuar përpjekjet për të reduktuar përdorimin e qymyrit. Tani që marrëveshja është arritur, vendet janë përgjegjëse për të ofruar politika dhe investime. Në Shtetet e Bashkuara, prodhuesi më i madh në botë i naftës dhe gazit dhe emetuesi më i madh historik i gazeve serrë, e konsideroi një fitore këtë marrëveshje.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në pritje të bankave qendrore - Powell mund të sinjalizojë se kur do të vijë ulja e parë e interesave
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet që do të marrë Rezerva Federale në mbrëmjen e sotme.......

Bankat e BE-së grumbullojnë rezerva të larta pavarësisht rritjes së pagesave!
Tamponët e kapitalit, të cilat janë rezerva rezervë të parave të mbajtura nga bankat, janë të pajisura mirë në Bashkimin Europian. Fondet emergjente të......

Të rinjtë shqiptarë “përjashtohen” nga tregu i punës - Rritet papunësia për grupmoshën 15-29 vjeç. Çfarë i dekurajon?
Papunësia e të rinjve në Shqipëri, e cila është edhe kategoria më me shumë potencial, vijon të mbetet problematike për vendin. Të dhënat e INSTAT pe......

Ndryshon ligji për tenderët - Balluku: Synohet digjitalizimi i sistemit. Ja risitë
Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për prokurimin publik”, duke synuar digjitalizimin e sistemit të tenderëve. Pas mbledhjes së qeverisë,......

Pensionet, si pritet të ndryshojë skema - Eksperti Naim Hasa parashtron tre opsione. Koha e duhur për miratimin e minimumit jetik
Pas thuajse 9 vitesh nga reforma e ndërmarrë, Qeveria po risheh mundësinë për ndryshimin e skemes së pensioneve. Eksperti i Sigurimeve Shoqërore Naim Hasa......

Mbi 666 mijë pensionistë do të kenë llogari bankare - Mete: Tarifa zero për një sërë shërbimesh në bankat tregtare
Së shpejti një sërë kategorish do të përfitojnë shërbime bankare me komision zero, duke synuar përfshirjen e tyre në sistemin financiar. Ministri i......

“100 euro për çdo pensionist dhe fëmijë” - Qeveria e Kosovës: Bonuset shpërndahen me rastin e festave të fundvitit
Fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro në formë bonusi me rastin e festave të fundvitit. Kryeministri Albin Kurti konfirmoi vendimin në mbledhjen e......

Heqja e shpejtë e qymyrit në Ballkanin Perëndimor nuk është aspak e pamundur!
Çështja e heqjes së qymyrit mbetet një temë e diskutueshme globalisht, siç u nënvizua edhe një herë gjatë COP28. Tani, tema është vendosur të jetë një pjesë......