Çmimet futin në “sherr” Braçen me tatimet - Deputeti: Rritje abuzive e shitjet pa faturë. DPT: Çmimet caktohen nga kërkesë-oferta!

Rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve në prag të Vitit të Ri ka gjeneruar debat midis deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe administratës tatimore.
Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, deputeti denoncoi rritjen abuzive të çmimeve dhe shitjen pa faturë tatimore të produkteve, duke kërkuar më shumë kontrolle nga inspektorët.
Ky denoncim sipas Braçes ka bërë që inspektorët të dalin në terren, duke penalizuar tregtarët, por sipas tij qasja ka qenë tërësisht e gabuar pasi gjobat nuk janë efektive, por e nevojshme është lëshimi I faturës.
Pas këtyre daljeve të deputetit, reagoi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas të cilës monitorimi dhe verifikimi i tregjeve, ku operojnë Bizneset e Mëdha është procedurë standarde, që ndiqet çdo vit nga strukturat e saj.
Prezenca e Tatimeve në tregun qendror ka nisur në fillim të muajit dhjetor, në zbatim të planit operacional, ku në fokus janë tregjet e mëdha dhe qarkullimi i shtuar i mallrave në transport nga ana e bizneseve, që tregtojnë me shumicë, në kuadër të festave të Fundvitit. Kështu që deklarata e deputetit në media për daljen e strukturave të Administratës Tatimore pas denoncimeve të tij është e pasaktë! Kujtojmë Z. Braçe, dhe sqarojmë publikun, që Bizneset e vogla janë me 0 Tatim Fitimi dhe 0 TVSH. Kështu që lëshimi apo jo i Faturës Tatimore, edhe pse është shkelje ligjore, nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë çmimet, sikurse pretendohet, pasi çmimet përcaktohen nga Ofertë-Kërkesa si në çdo ekonomi të liberalizuar.
Në një dalje të tretë, deputeti Braçe e konsideroi deklaratën e Drejtorisë së Tatimeve si mbrojte ndaj tregtarëve abuzues dhe grabitës, ndërsa shtoi se ligjshmëria dhe transparenca e çdo shitje e blerje në treg është thelbi për çmime të drejta.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Ku në Europë kostot e kujdesit shëndetësor po nxisin varfërinë! – Si pozicionohet Shqipëria?
Këtë javë, udhëheqësit e shëndetësisë nga OBSH po mblidhen në Estoni për të vëzhguar 15-vjetorin e Kartës së Talinit, një kornizë që studion lidhjen midis......

Si do ta ndryshojë inteligjenca artificiale botën e punës?
Në të ardhmen, AI do të kryejë shumë detyra të kryera aktualisht nga njerëzit. Tashmë është duke u zhdukur në lloje të caktuara të punës. Tashmë, disa detyra......

Nafta bie me 3%, zbret në 73 USD - Tregu karakterizohet nga një kërkesë e dobët dhe furnizim i tepërt
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi ra me më shumë se 3% të martën, duke prekur nivelin më të ulët në 6 muajt e fundit. Investitorët janë......

Dollari rritet lehtë përballë monedhave kryesore - Investitorët po presin sinjalizime nga FED për uljen e interesave
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin përfundimet që do të dalin nga takimi i Rezervës Federale, në......

Ari i afrohet sërish 2,000 USD - Mbështetet nga rënie e yield-eve të obligacioneve në SHBA
Ari po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, i mbështetur nga rënia e yield-it të obligacioneve amerikane, por po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 3......

Bitcoin stabilizohet në mbi 41,000 USD - Gjatë vitit 2023 është rritur me rreth 165%. Investitorët presin FED
Tregu i kriptomonedhave duket se është stabilizuar në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në paqëndrueshmëri të madhe. Investitorët po presin përfundimin e......

Kombet, marrëveshje historike në COP28 - Mbi 200 vende firmosin dokumentin për t’u larguar nga karburantet fosile
Përfaqësuesit nga rreth 200 vende në botës ranë dakord në samitin e klimës COP28 të mërkurën për të filluar reduktimin e konsumit global të lëndëve djegëse......

Bursat europiane, në pritje të bankave qendrore - Powell mund të sinjalizojë se kur do të vijë ulja e parë e interesave
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet që do të marrë Rezerva Federale në mbrëmjen e sotme.......