Ari i afrohet sërish 2,000 USD - Mbështetet nga rënie e yield-eve të obligacioneve në SHBA

Ari po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, i mbështetur nga rënia e yield-it të obligacioneve amerikane, por po tregtohet pranë nivelit më të ulët në 3 javët e fundit. Investitorët po presin edhe përfundimin e takimit 2-ditor të Rezervës Federale në mbrëmjen e sotme. Ari po tregtohet në rreth 1997 dollarë për onz, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 23 dollarë për onz.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rritje me rreth 0.2%, por rënia e yield-it të obligacioneve amerikane po ofron një mbështetje për çmimet. Analistët shprehen se metali i verdhë po rivlerësohet nga ajo që po ndodh në tregun e yield-eve, sepse investitorët kanë qenë jashtëzakonisht të sigurt se Rezerva Federale do të ulë shpejt normat e interesit, në pjesën e parë të 2024. Por, tani tregu është më pak i sigurt për këtë skenar.
Fed pritet të lërë normat e interesit të pandryshuara në 5.25%-5.5%, por tregjet po vlerësojnë një shans prej 43% për një ulje të normave në mars dhe një shans prej 75% për një ulje në maj. Investitorët do të shikojnë për ndonjë detaj në komentet e Jerome Powell, për të përcaktuar perspektivën e politikës monetare.
Tregjet po presin edhe takimet e politikës monetare të Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë të enjten. Ndër metalet e tjera, platini ka humbur mbi 1% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 917 dollarë për onz, ndërsa paladiumi po tregtohet në rreth 965 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Bitcoin stabilizohet në mbi 41,000 USD - Gjatë vitit 2023 është rritur me rreth 165%. Investitorët presin FED
Tregu i kriptomonedhave duket se është stabilizuar në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në paqëndrueshmëri të madhe. Investitorët po presin përfundimin e......

Kombet, marrëveshje historike në COP28 - Mbi 200 vende firmosin dokumentin për t’u larguar nga karburantet fosile
Përfaqësuesit nga rreth 200 vende në botës ranë dakord në samitin e klimës COP28 të mërkurën për të filluar reduktimin e konsumit global të lëndëve djegëse......

Bursat europiane, në pritje të bankave qendrore - Powell mund të sinjalizojë se kur do të vijë ulja e parë e interesave
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin vendimet që do të marrë Rezerva Federale në mbrëmjen e sotme.......

Bankat e BE-së grumbullojnë rezerva të larta pavarësisht rritjes së pagesave!
Tamponët e kapitalit, të cilat janë rezerva rezervë të parave të mbajtura nga bankat, janë të pajisura mirë në Bashkimin Europian. Fondet emergjente të......

Të rinjtë shqiptarë “përjashtohen” nga tregu i punës - Rritet papunësia për grupmoshën 15-29 vjeç. Çfarë i dekurajon?
Papunësia e të rinjve në Shqipëri, e cila është edhe kategoria më me shumë potencial, vijon të mbetet problematike për vendin. Të dhënat e INSTAT pe......

Ndryshon ligji për tenderët - Balluku: Synohet digjitalizimi i sistemit. Ja risitë
Qeveria ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për prokurimin publik”, duke synuar digjitalizimin e sistemit të tenderëve. Pas mbledhjes së qeverisë,......

Pensionet, si pritet të ndryshojë skema - Eksperti Naim Hasa parashtron tre opsione. Koha e duhur për miratimin e minimumit jetik
Pas thuajse 9 vitesh nga reforma e ndërmarrë, Qeveria po risheh mundësinë për ndryshimin e skemes së pensioneve. Eksperti i Sigurimeve Shoqërore Naim Hasa......

Mbi 666 mijë pensionistë do të kenë llogari bankare - Mete: Tarifa zero për një sërë shërbimesh në bankat tregtare
Së shpejti një sërë kategorish do të përfitojnë shërbime bankare me komision zero, duke synuar përfshirjen e tyre në sistemin financiar. Ministri i......