Gjoba për këdo që hedh, gropos, apo djeg mbetje - Për herë të parë përfshihen individë. Ja sa do të jenë masat administrative

Çdo individ që hedh, gropos, djeg, braktis, depoziton apo asgjëson mbetje të formë të pakontrolluar do të gjobitet”. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka propozuar ndryshime në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, duke shtuar për herë të parë edhe termin “individ” për shkelje ligjore që kryhen në drejtim të mbetjeve. Po ashtu, projektiligji i nxjerrë për konsultim publik parashikon rritjen e masës së gjobave për kundravajtjet administrative për menaxhimin e integruar të mbetjeve me 30% të vlerës së gjobës. Për qytetarët të gjitha vperimet që bien në kundërshtim me parashikimet ligjore për hedhjen, groposjen, djegien, braktisjen apo asgjësimin e pakontrolluar do të dënohen me gjoba nga 65 000 - 130 000 lekë. Për subjektet, këto masa administrative do të jenë 10 - fish më të larta, duke variuar nga 650 000 deri në 1 300 000 lekë.
Paralelisht, sikurse është parashikuar në disa drafte të nxjerrë për konsultim publik së fundmi, që lidhen me shkeljet për ndotjen që shkaktohet në mjedis, edhe në këtë rast gjoba do të përbëjë titull ekzekutiv, ku me përfundimin e shqyrtimit të ankimit administrativ do ngarkohet zyra e përmbarimit për ekzekutimin e saj. Kjo masë synon të anashkalojë procedurat e ankimimit në gjykatë, duke rritur vjeljen e tyre.
Në relacionin shoqërues, ministria e argumenton përfshirjen e qytetarëve me kërkesën për angazhimin e gjithësecilit për sigurimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe eleminimin e keqmenaxhimit të tyre.
ërfshihen individë. Ja sa do të jenë masat administrative

Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Punësime të reja me mjetet e inteligjencës artificiale - Kompanitë i përdorin për të gjetur stafin e duhur
Mjetet e inteligjencës artificiale priren të bëhen pjesë integrale e procesit të rekrutimit, pasi gjithnjë e më shumë kompani në mbarë botën i përdorin ato për......

Kubë, benzina 500% më e shtrenjtë nga 1 marsi - Ishulli, përballë një prej krizave më të këqija ekonomike
Nga 1 marsi, benzina kushton mbi 500% më shumë për kubanët. Rritja, më e madhja në dekada, pritej në shkurt, por u shty pasi autoritetet në ishull thanë se......

Shkëputja graduale e Rusisë nga Gjermania - Në 2014, Moska “thithi” 3% të eksporteve gjermane. Sot, vetëm 0.6%
Regjimet autoritare janë të rrezikshme. Diktatorët, të cilët nuk janë më të kufizuar nga kontrollet dhe balancat serioze, dhe duke u rrethuar gjithnjë e më......

Tregu i sigurimeve vijoi rritjen në janar - Të ardhurat nga primet e shkruara bruto arritën në 1,7 miliardë lekë
Tregu i sigurimeve në Shqipëri edhe në muajin janar ka vijuar ecurinë rritëse që regjistroi gjatë gjithë vitit 2023. Sipas të dhënave të publikuara nga......

Hungaria do të zbatojë ligjin më të rreptë të imigracionit në BE – Vendimi hyn në fuqi nisur nga muaj mars
Masat e reja të imigracionit të Hungarisë, të cilat u vendosën më 1 janar, por do të hyjnë në fuqi këtë fillim marsi dhe do të jenë më të rreptat në Bashkimin......

370 milionë euro për 120 km hekurudhë - Spahiu: Investime të jashtëzakonshme, sfidë elektrifikimi
“Infrastruktura hekurodhore në Shqipëri po modernizohet dhe brenda 10 vitesh, do të kemi një rrjet të rivitalizuar’’. Kështu ka thënë për SCAN TV eksperti i......

BB: Shqipëria, vendi me energjinë më të pastër - Studimi: Emetimet nga vendi ynë përbëjnë 0.02% të emetimeve globale
Ndërprerja e furnizimit të Europës me gas rus në vitin 2022 solli jo vetëm një krizë energjetike me pasoja të rënda, por edhe rikthehu burimet alternative të......

Analiza/ Shqiptarët, kursimet në valutë, huatë në lekë 54,3% e depozitave janë në monedha të huaja. Kredia, vetëm 47,1%
Luhatjet e mëdha të monedhës së përbashkët europiane gjatë vitit të kaluar, kanë ndikuar edhe në sjelljen e shqiptarëve. Kundrejt euros, leku u mbiçmua gjatë......