Gjermania dhe shtetet e Azisë Qendrore shprehin mbështetje për "Korridorin e Mesëm"!

Kancelari Olaf Scholz priti udhëheqës nga Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik. Scholz mirëpriti liderët nga pesë shtetet e Azisë Qendrore për samitin e tyre të parë të premten, ndërsa vendet anëtare të BE-së kërkojnë të fitojnë aleatë gjeopolitikë në rajon.
Në Berlin, liderët nga Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani diskutuan për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik - dhe zhvillimin e të ashtuquajturës rrugë të "Korridorit të Mesëm", që lidh rajonin me Evropën.
"Udhëheqësit konfirmuan interesin e tyre për zhvillimin e Korridorit të Mesëm dhe tërheqjen e financimit për projektet e infrastrukturës nën iniciativën Global Gateway", njoftuan liderët në një deklaratë të përbashkët.
Kryetarja e Komitetit për Marrëdhëniet Ekonomike të Europës Lindore, Catharina Claas-Mühlhäuser e quajti takimin "historik", pasi propozoi pesë prioritete për intensifikimin e bashkëpunimit: Energjinë, lëndët e para, bujqësinë, transportin dhe trajnimin profesional.
Në një deklaratë të përbashkët, të gjitha palët theksuan rëndësinë e respektimit të regjimit global të sanksioneve kundër Rusisë. Shtetet e Azisë Qendrore janë akuzuar shpesh se i kanë ofruar Moskës furnizime që nuk mund t'i sigurojë për shkak të masave ndëshkuese që po përballet për luftën në Ukrainë.
Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev tha të enjten se Kazakistani nuk do ta ndihmojë Rusinë të anashkalojë sanksionet perëndimore.
"Sa i përket anashkalimit të mundshëm të sanksioneve, Kazakistani ka deklaruar pa mëdyshje se do të ndjekë regjimin e sanksioneve [...] më duket se nuk duhet të ketë frikë nga pala gjermane për veprime të mundshme që synojnë anashkalimin e regjimit të sanksioneve" deklaroi Tokaev.
Tokayev u zotua gjithashtu të rrisë dërgesat e ardhshme të naftës në Gjermani, pasi Berlini kërkon alternativa ndaj importeve ruse. "Me kërkesën e miqve tanë gjermanë, unë kam konfirmuar gatishmërinë e vendit tonë për të rritur furnizimet me naftë dhe për t'i bërë ato afatgjatë," shtoi ai.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Tarifat e bagazheve të dorës së linjave ajrore mund të ndalohen falë një votimi të ardhshëm në BE-së!
Me standarde të ndryshme të bagazheve të dorës nëpër linja ajrore, mund të jetë e vështirë të shmangen tarifat e fshehura. Tarifat e bagazheve të dorës së......

Kurti mbështet vendimin e NATO-s për të forcuar trupat në Ballkan!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përshëndeti vendimin e NATO-s për të forcuar trupat e saj në rajonin e paqëndrueshëm të Ballkanit pas shkëmbimit të zjarrit......

“Mbiçmimi i lekut ndihmoi në zbutjen e inflacionit” - Guvernatori i BSH, Sejko, në Konferencën e Bankës Kombëtare të Maqedonisë së Veriut
Shqipëria ka arritur ta dominojë ndikimin e goditjeve që vijnë nga çmimet e importuara duke shënuar një nga nivelet më të ulëta të inflacionit në rajon.......

Rumania importon gaz nga Turqia - Furnizimi do të nisë në datë 1 tetor
Kompania turke e naftës dhe gazit Botas ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë rumune të naftës OMV Petrom për furnizimin e tubacionit të gazit natyror......

Pekini zëvendëson shpërndarësit me motorrë - Dorëzohen 15 milionë pako në ditë me metro’. Reduktohen emetimet e gazrave
Një projekt pilot për transportin e shpejtë të pakove me metro’ gjatë orëve kur nuk ka shumë lëvizjeve ka nisur ditët e fundit në Pekin. Projekti synon të......

Mungesë lekësh në treg, BSH rrit injektimet në 15.9 miliardë - Shkak kryesor, grumbullimi i likuiditetit nga ana e Qeverisë
Veçanërisht gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, tregu ynë financiar ka përjetuar një mungesë të fortë lekësh në qarkullim, gjë që e ka detyruar Bankën e......

Restoranti më i mirë në botë ndodhet në Holandë - “Bougainville” në Amsterdam ofron ushqimin dhe shërbimin më të mirë
Së fundmi janë publikuar emrat e restoranteve më të mira në botë, shpallur nga “Tripadvisor”, një kompani që merret me udhëtime dhe recensione të lokaleve të......

Greqi, 87% e konsumatorëve mezi mbyllin muajin - Ata shpenzojnë kursimet dhe mbingarkojnë kartat e kreditit
Grekët e kanë gjithnjë e më të vështirë të mbyllin muajin. Duke mbetur me pothuajse asgjë në fund të muajit, pasi shpenzojnë të gjitha të ardhurat e tyre, ose......