Erdogan: Turqia nuk e mbështet Suedinë dhe Finlandën që të anëtarësohen në NATO!
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vënë në dyshim anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës në NATO, duke qenë se të dyja vendet janë në prag të aplikimit për t'u bashkuar me aleancën pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi pikëpamje pozitive”, tha Erdogan për shtyp në Stamboll të premten. Hyrja në NATO për një shtet të ri anëtar kërkon miratimin me konsensus nga të gjithë anëtarët ekzistues.
Një diplomat i lartë amerikan tha se SHBA po punon për të sqaruar qëndrimin zyrtar të Turqisë për këtë çështje. Çështja do të diskutohet në takimin ministror të NATO-s në Berlin gjatë fundjavës, u citua nga Reuters në një telefonatë për shtyp më vonë të premten, Karen Donfried, ndihmës sekretare për çështjet e Europës dhe Euroazisë.
Turqia u bashkua me NATO-n në vitin 1952 dhe ka ushtrinë e dytë më të madhe në aleancën prej 30 anëtarësh pas Shteteve të Bashkuara. Erdogan iu referua pritjes nga vendet nordike të anëtarëve të Partisë së Punëtorëve Kurdë, ose PKK, të cilën Turqia e klasifikon si një grup terrorist.
Suedia dhe Finlanda janë “shtëpia e shumë organizatave terroriste”, pohoi Erdogan. Suedia ka qenë mbështetëse e YPG-së kurde, dega siriane e PKK-së, gjatë konfliktit sirian. Ministrat e saj janë takuar me drejtuesit e YPG-së, gjë që Ankaraja e ka dënuar. CNBC ka kontaktuar ministrinë e jashtme suedeze dhe finlandeze për koment.
Erdogan gjithashtu iu referua pranimit të Greqisë nga NATO në 1952 si një "gabim". Turqia dhe Greqia janë rivalë prej kohësh dhe kanë luftuar në konflikte kundër njëra-tjetrës edhe si anëtarë të NATO-s.
“Si Turqi, ne nuk duam të përsërisim gabime të ngjashme. Për më tepër, vendet skandinave janë bujtina për organizatat terroriste”, tha Erdogan. "Ata madje janë anëtarë të parlamentit në disa vende," shtoi ai. “Nuk është e mundur që ne të jemi në favor.”
Në përgjigje të komenteve të Erdogan, ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto kërkoi durim dhe për ta marrë procesin "hap pas hapi". Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha se ishte shumë e sigurt se oferta e anëtarësimit të vendit të saj do të merrte mbështetje unanime nga anëtarët e NATO-s.
Ndërsa Turqia e ka mbështetur Ukrainën duke i dërguar armë, veçanërisht dronët e saj vdekjeprurës Bayraktar, ajo deri më tani ka refuzuar t'i bashkohet aleatëve të saj të NATO-s në sanksionimin e Rusisë.
Ajo vazhdon të presë vizitorë dhe investime ruse. Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha në fund të marsit se ai do të mirëpriste oligarkët rusë të sanksionuar në vendin e tij si turistë ashtu edhe si investitorë, për sa kohë që çdo marrëveshje biznesi mbahej brenda sferës së ligjit ndërkombëtar. Disa jahte që u përkasin oligarkëve rusë janë parë të ankoruar në portet turke. CNBC
Edel Strazimiri / SCAN

Transportuesi më i madh në botë për distanca të gjata shënon një humbje prej 1.1 miliardë dollarë nga rritja e çmimeve të karburantit!
Linja ajrore e Dubait, Emirates regjistroi një humbje prej 1.1 miliardë dollarë në vit deri në mars, edhe pse rritja e kostove të karburantit të avionëve......

Bota e kripto-ve stabilizohet pas një jave të vështirë plot tronditje për monedhat e qëndrueshme!
Kriptomonedhat u stabilizuan të premten, me bitcoin që u rikuperua nga niveli më i ulët 16-mujor pas një jave të paqëndrueshme të dominuar nga rënia e vlerës......

Rruga dytësore Tiranë-Durrës, në “harresë” - VËZHGIMI/ Shoferët ankohen për trafikun dhe kostot e shtuara, probleme edhe për bizneset
Drejtuesit e automjeteve, që më së shumti janë punonjës të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin përgjatë këtij segmenti rrugor, thonë se qëndrojnë me orë të tëra......

Lumi më i gjatë në Itali po thahet. Çfarë do të thotë kjo për ata që mbështeten në të për ushqim?!
Muajin e kaluar, banorët e Boretto-s në Italinë veriore zbuluan se shtrirja e gjerë e lumit Po, që shkon vetëm në veri të qytetit të tyre të vogël, ishte......

Rritja e pagës minimale “prek” çmimet e ujit - Metodologjia e re: Pjesë e formulës, kompanitë mund të aplikojnë për rishikim tarifash!
Rritja e pagës minimale nga 30 mijë në 32 mijë lekë i jep të drejtën çdo kompanie të ujësjellës-kanalizimeve të aplikojë pranë Enti Rregullator të Ujit për......

Rritja e çmimeve, “zbulohen fajtorët” - Peshën më të madhe karburantet, të pasuara nga perimet, buka e drithërat!
Ndërsa inflacioni kërceu tremujorin e parë të këtij viti përtej çdo parashikimi, duket se “fajtori” kryesor kanë qenë ushqimet e përpunuara, duke zënë 40% të......

Spanja, çmim reference për gazin - Do të përfitojnë 1/3 e individëve dhe 70% e industrisë!
Qeveria e Spanjës njoftoi një kufi të përkohshëm në çmimin e referencës së gazit të përdorur nga termocentralet, në një lëvizje që ministri i Energjisë tha se......

Porti i Konstancës, “shpëtimi” për drithin - Problemet me infrastrukturën, një nga sfidat kryesore për marrjen e grurit ukrainas!
Pas bllokimit të porteve detare të Ukrainës nga pushtuesit rusë, Rumania fqinje po garon me kohën për të zhvendosur grurin ukrainas në tregjet globale përpara......