Erdogan nuk dëshiron të flasë ‘më kurrë' me Mitsotakis! - Presidenti turk ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë!
Presidenti turk Erdogan ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë. Ai nuk dëshiron "kurrë më" të shkëmbejë asnjë fjalë me kryeministrin grek Mitsotakis.
Në një fjalim televiziv, Erdogan e akuzoi Greqinë për strehimin e mbështetësve të lëvizjes Gylen, të cilën ai e konsideron përgjegjëse për tentativën për grusht shteti të vitit 2016.
Presidenti turk kritikoi gjithashtu kryeministrin Mitsotakis që në mes të muajit, i kishte këshilluar Shtetet e Bashkuara që të mos u shisnin avionë luftarakë Turqisë. Deklaratat e kryeministrit grek në Kongresin Amerikan javën e kaluar janë ndoshta edhe arsyeja kryesore e zemërimit të Erdogan.
Mitsotakis rekomandoi në Kongres në SHBA që të mos shiteshin pajisje ushtarake në lindje të Mesdheut. Shtetet e Bashkuara duhet të shmangin krijimin e një burimi të ri paqëndrueshmërie në krahun juglindor të NATO-s: "Unë kërkoj nga ju që ta merrni parasysh këtë kur merrni vendime për blerjen e pajisjeve të mbrojtjes për Mesdheun Lindor," tha Mitsotakis. Mendohet se ai iu referua Turqisë, pa përmendur qartë emrin e vendit fqinj.
Si pasojë, Erdogan njoftoi se nuk do të fliste më kurrë me Mitsotakis. Përveç kësaj, do të anulohet një konferencë e planifikuar midis qeverisë turke dhe greke.
Erdogan tha se kishte rënë dakord me Greqinë që të mos përfshinte asnjë palë të tretë në punët midis dy vendeve. Por duke qenë se pala greke tani e theu në mënyrë të njëanshme këtë premtim, Erdogan deklaroi: "Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk do të pranoj kurrë më ta takoj." Megjithatë, ai nuk mendon se SHBA do ta marrin vendimin për çështjen e F-16 në përputhje me rekomandimin e Mitsotakis.
Turqia ka kohë që kërkon të blejë avionë luftarakë amerikanë F-16. Fillimisht, ajo donte të merrte 100 F-35 moderne. Por Shtetet e Bashkuara e prishën marrëveshjen pasi Turqia zemëroi NATO-n duke blerë një sistem të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Në tetor 2021, disa burime treguan se Turqia po kërkonte të merrte F-16 në vend të F-35.
Një zëdhënës i qeverisë së Athinës tha pas deklaratave të Erdogan se nuk do të kishte përfshirje në një betejë verbale me udhëheqjen turke. Politika e jashtme greke orientohet te e drejta ndërkombëtare dhe aleancat ekzistuese – edhe pse kjo mund të shqetësojë disa. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Politikani pro-rus arrestohet për korrupsion dhe tradhti – Ish-presidenti moldav akuzohet për marrje ryshfeti!
Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, akuzohet për marrje ryshfeti. Politikani pro-rus ishte në detyrë nga viti 2016 deri në vitin 2020. Igor Dodon,......

Stabilizohet tregut valutor – Rikuperojnë Dollari, Euro, Paundi dhe Franga zvicerane!
Këtë mëngjes valutat kryesore kanë rikuperuar pikë kundrejt monedhës vendase me Euron që ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me dje teksa......

EKSKLUZIVE/ Armand Duka shpjegon detajet e finales së UEFA Conference League! Emrat e futbollistëve të pranishëm
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka ka folur ekskluzivisht për emisionin Scan Update, lidhur me detajet e finales së UEFA Conference......

Trafiku ajror për shkak të ndeshjes/ Drejtori i aeroportit: Presim, deri në 160 fluturime në ditë. Janë marrë masa për menaxhimin e fluksit!
Pavarësisht numrit të lartë të tifozëve që pritet të mbërrijnë përmes aeroportit të Rinasit, fluturimet e zakonshme do të vijojnë operimet normale”. Në një......

Thirrja e Oxfam drejtuar qeverive përpara Davos-it: Taksoni të pasurit!
Oxfam ka shtuar zërin e saj për ata që bëjnë thirrje për taksa më të larta për super të pasurit për të ndihmuar në trajtimin e niveleve në rritje të varfërisë......

Gatishmëri shëndetësore për ndeshjen - Manastirliu: Plan i detajuar masash, në terren do jenë 16 autoambulanca
Gatishmëri e përforcuar e autoambulancave, spitaleve dhe ekipeve mjekësore”. Ky është plani i masave, i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes......

“Energjetika, potencial i shkëlqyer” - Confindustria Albania: Shqipëria ka shansin të jetë 100% autosuficiente. Duhen rregulla të qarta
Confindustria Albania ka mbledhur këtë të martë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme për të diskutuar mbi Investimet në Shqipëri. Sipas kreut të saj, Sergio......

34 mijë shqiptarë në skemat e pensioneve private - Më shumë se 3 mijë anëtarë të rinj në dy vite, totali i investimeve thuajse 40 milionë euro
Viti 2022 ka nisur me rritje të konsiderueshme të numrit të personave që janë përfshirë në skemat e pensioneve private, në një kohë që rritje ka shënuar edhe......