Politikani pro-rus arrestohet për korrupsion dhe tradhti – Ish-presidenti moldav akuzohet për marrje ryshfeti!
Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, akuzohet për marrje ryshfeti. Politikani pro-rus ishte në detyrë nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Igor Dodon, ish-presidenti pro-rus i Moldavisë, është arrestuar në Kishinau nën dyshimin për tradhti të lartë. Prokurori i përgjithshëm në detyrë i Moldavisë, Dumitru Robu, tha për mediat se Dodoni u ndalua nga autoritetet për 72 orë.
Dodoni u zgjodh president i Moldavisë në vitin 2016 dhe qëndroi në këtë post derisa humbi zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Maia Sandu, ish-punonjëse e Bankës Botërore, e cila kandidoi me premtimin për afrim me BE-në dhe luftuar korrupsionin.
Sandu që kandidonte për Partinë e Veprimit dhe të Solidaritetit u mbështet nga ish-presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, ndërsa Dodon u mbështet nga Vladimir Putini. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, e lavdëroi shumë Sandun pas takimit të tyre të parë, duke e quajtur fitoren e saj si një sinjal të një agimi të ri në vend.
Kremlini i shqetësuar për arrestimin e një prej aleatëve të tij në Moldavi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në një konferencë telefonike me gazetarët, se "jemi të shqetësuar dhe shpresojmë që të drejtat e Dodonit të respektohen".
Kurse agjencia e lajmeve Interfax sqaroi se pas rihapjes së hetimeve për marrje ryshfeti janë kryer kontrolle në shtëpinë e Dodonit dhe në zyrat e Bashkimit të Bizneseve Moldavo-Ruse, themeluar nga Dodoni në vitin 2022.
Dodoni akuzohet se ka marrë para nga oligarku dhe lideri i atëhershëm i Partisë Demokratike Vladimir Plahotniuc, për të financuar partinë e tij. Akuzat bazohen në disa regjistrime në video dhe në vitin 2020, prokurori Alexandr Stoianoglo refuzoi ta hetonte çështjen duke përmendur mungesën e provave.
Moldavia është goditur nga disa kriza politike si dhe një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliardë dollarësh, shumë e barabartë me thuajse 15% të prodhimit ekonomik vjetor të vendit. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Stabilizohet tregut valutor – Rikuperojnë Dollari, Euro, Paundi dhe Franga zvicerane!
Këtë mëngjes valutat kryesore kanë rikuperuar pikë kundrejt monedhës vendase me Euron që ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me dje teksa......

EKSKLUZIVE/ Armand Duka shpjegon detajet e finales së UEFA Conference League! Emrat e futbollistëve të pranishëm
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka ka folur ekskluzivisht për emisionin Scan Update, lidhur me detajet e finales së UEFA Conference......

Trafiku ajror për shkak të ndeshjes/ Drejtori i aeroportit: Presim, deri në 160 fluturime në ditë. Janë marrë masa për menaxhimin e fluksit!
Pavarësisht numrit të lartë të tifozëve që pritet të mbërrijnë përmes aeroportit të Rinasit, fluturimet e zakonshme do të vijojnë operimet normale”. Në një......

Thirrja e Oxfam drejtuar qeverive përpara Davos-it: Taksoni të pasurit!
Oxfam ka shtuar zërin e saj për ata që bëjnë thirrje për taksa më të larta për super të pasurit për të ndihmuar në trajtimin e niveleve në rritje të varfërisë......

Gatishmëri shëndetësore për ndeshjen - Manastirliu: Plan i detajuar masash, në terren do jenë 16 autoambulanca
Gatishmëri e përforcuar e autoambulancave, spitaleve dhe ekipeve mjekësore”. Ky është plani i masave, i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes......

“Energjetika, potencial i shkëlqyer” - Confindustria Albania: Shqipëria ka shansin të jetë 100% autosuficiente. Duhen rregulla të qarta
Confindustria Albania ka mbledhur këtë të martë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme për të diskutuar mbi Investimet në Shqipëri. Sipas kreut të saj, Sergio......

34 mijë shqiptarë në skemat e pensioneve private - Më shumë se 3 mijë anëtarë të rinj në dy vite, totali i investimeve thuajse 40 milionë euro
Viti 2022 ka nisur me rritje të konsiderueshme të numrit të personave që janë përfshirë në skemat e pensioneve private, në një kohë që rritje ka shënuar edhe......

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron për urinë masive – Shkak, bllokada ruse e porteve të Detit të Zi
Programi Botëror i Ushqimit po paralajmëron për një dështim të afërt katastrofik në zinxhirët e furnizimit me ushqim të shkaktuar nga bllokimi i Rusisë në......