EKSKLUZIVE/ Armand Duka shpjegon detajet e finales së UEFA Conference League! Emrat e futbollistëve të pranishëm
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolit, Armand Duka ka folur ekskluzivisht për emisionin Scan Update, lidhur me detajet e finales së UEFA Conference League.
“Rruga e gjatë për ta sjellë finalen e madhe në Tiranë padyshim që ka qenë e vështirë; për të aplikuar, për të fituar dhe tashmë për ta organizuar. Sot jemi vetëm pak orë përpara ndeshjes dhe presim të marrim edhe frytet e punës që kemi bërë, jo vetëm ne, jo vetëm UEFA, jo vetëm Federata e Futbollit, por të gjithë ata që kanë kontribuar për organizimin e kësaj finaleje dhe që realisht kanë bërë një punë shumë të mirë” u shpreh Presidenti i FSHSH.
Lidhur me përfitimet financiare që ndeshja Roma – Feyenoord i sjell Shqipërisë, z. Duka u shpreh se përfitimi i vërtetë është promovimi i vendit.
“Nuk është vetëm përfitimi direkt, sepse 140 milionë euro padyshim që janë shumë por nuk janë një gjë kaq shumë domethënëse. Une mendoj se ajo që fiton më shumë Shqipëria është imazhi i vendit, është opinioni që ne mund të organizojmë ngjarje të tilla dhe t’ju demonstojmë të gjithë atyre që vijnë në Tiranë dhe jo vetëm atyre, që ta viziojnë Shqipërinë si një destinacion turistik” theksoi Presidenti i FSHSH.
Ndërkaq, z. Duka përmendi edhe disa nga figurat sportive që do të jenë të pranishëm në Shqipëri, si ish futbollistëve Luis Figo, Maxwell, etj.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=9O-Gbje5Q-I&feature=youtu.be
Sondazh

Trafiku ajror për shkak të ndeshjes/ Drejtori i aeroportit: Presim, deri në 160 fluturime në ditë. Janë marrë masa për menaxhimin e fluksit!
Pavarësisht numrit të lartë të tifozëve që pritet të mbërrijnë përmes aeroportit të Rinasit, fluturimet e zakonshme do të vijojnë operimet normale”. Në një......

Thirrja e Oxfam drejtuar qeverive përpara Davos-it: Taksoni të pasurit!
Oxfam ka shtuar zërin e saj për ata që bëjnë thirrje për taksa më të larta për super të pasurit për të ndihmuar në trajtimin e niveleve në rritje të varfërisë......

Gatishmëri shëndetësore për ndeshjen - Manastirliu: Plan i detajuar masash, në terren do jenë 16 autoambulanca
Gatishmëri e përforcuar e autoambulancave, spitaleve dhe ekipeve mjekësore”. Ky është plani i masave, i hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes......

“Energjetika, potencial i shkëlqyer” - Confindustria Albania: Shqipëria ka shansin të jetë 100% autosuficiente. Duhen rregulla të qarta
Confindustria Albania ka mbledhur këtë të martë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme për të diskutuar mbi Investimet në Shqipëri. Sipas kreut të saj, Sergio......

34 mijë shqiptarë në skemat e pensioneve private - Më shumë se 3 mijë anëtarë të rinj në dy vite, totali i investimeve thuajse 40 milionë euro
Viti 2022 ka nisur me rritje të konsiderueshme të numrit të personave që janë përfshirë në skemat e pensioneve private, në një kohë që rritje ka shënuar edhe......

Programi Botëror i Ushqimit paralajmëron për urinë masive – Shkak, bllokada ruse e porteve të Detit të Zi
Programi Botëror i Ushqimit po paralajmëron për një dështim të afërt katastrofik në zinxhirët e furnizimit me ushqim të shkaktuar nga bllokimi i Rusisë në......

Nis Panairi i Punës dhe Aftësive/ Rama: Janë 13 mijë të punësuar më shumë se sa në marsin e vitit 2021!
Rreth 1500 vende të lira pune ofrohen nga 63 biznese, si në Hoteleri - Turizëm dhe Agroturizëm, Industri përpunuese, konfeksione; ICT & Komunikacion Shërbime......

Plani i Pastrimit Kombëtar: Për një sezon turistik me plazhe të pastra në të gjithë vijën bregdetare!
Plani i Pastrimit Kombëtar vijon në të gjitha qytetet bregdetare të vendit, për t’i dhënë dorën e fundit pastrimit të bregdetit, përpara datës 1 qershor edhe......