Çmimet Nobel në Fizikë/ Shkencëtarët amerikanë shpallen fitues për zbulimet në teknologjinë kuantike
Shkencëtarët John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis fituan Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2025, për “zbulimin e tunelimit kuantik makroskopik dhe kuantizimit të energjisë në një qark elektrik”, njoftoi institucioni që ndan çmimin.
“Nobel-i i sivjetshëm në Fizikë ka hapur rrugën për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të teknologjive kuantike, duke përfshirë kriptografinë kuantike, kompjuterët kuantikë dhe sensorët kuantikë,” thuhej në deklaratën zyrtare. Të tre fituesit banojnë në Shtetet e Bashkuara.
Çmimi Nobel në Fizikë jepet nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave dhe përfshin një shpërblim prej rreth 1.2 milionë dollarësh, që ndahet mes fituesve nëse janë më shumë se një, siç ndodh në shumë raste.
Këto çmime u themeluan nëpërmjet testamentit të Alfred Nobel, i cili grumbulloi pasuri nga shpikja e dinamitit. Që nga viti 1901, me disa ndërprerje të rralla, çmimet kanë njohur çdo vit arritje në shkencë, letërsi dhe paqe. Më vonë u shtua edhe dega e ekonomisë.
Fizika ishte kategoria e parë e përmendur në testamentin e Nobel-it, që pasqyron rëndësinë e kësaj disipline në kohën e tij. Sot, Çmimi Nobel në Fizikë mbetet vlerësimi më prestigjioz në këtë fushë.
Në përputhje me traditën, fizika është çmimi i dytë që jepet këtë javë, pas atij të mjekësisë, që shkoi për dy shkencëtarë amerikanë dhe një japonez, falë zbulimeve të tyre në sistemin imunitar. Të mërkurën do të shpallet vlerësimi në fushën e Kimisë.

Evropa, lider botëror në duhanpirje - Një në katër persona janë konsumues. Rajoni tejkalon Azinë Juglindore
Evropa regjistron shkallën më të lartë të përdorimit të duhanit në botë, duke kaluar Azinë Juglindore, sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore......

“SEPA, gur themeli drejt infrastrukturës financiare evropiane” - Sejko: Faza e dytë, edukimi i përdoruesve dhe thellimi i digjitalizimit të pagesave
Kanë nisur zyrtarisht transaksionet e para me SEPA në Shqipëri. Në Bankën e Shqipërisë është mbajtur ceremonia e transaksionit të parë të vendit tonë në......

Më shumë gra shofere në rrugët e Shqipërisë/ Grupmosha 25-34 vjeç me numrin më të lartë të lejeve të drejtimi për të dyja gjinitë
Të kesh një makinë dhe leje drejtimi nuk po shihet më si luks, por si nevojë e domosdoshme veçanërisht për ata që jetojnë në kryeqytet dhe në qytetet e......

“Kemi shumë pak patenta për shpikje” - Laknori: Ligji i ri, më shumë standard dhe më pak burokraci
Në Shqipëri, numri i patentave për shpikje mbetet ende i ulët, një tregues i mungesës së mbështetjes financiare dhe institucionale për inovatorët shqiptarë.......

Greqia rrit shpenzimet me 5 miliardë euro në 2026 - Projektbuxheti parashikon zgjerimin e ekonomisë me 2.4% vitin e ardhshëm
Projektbuxheti i Greqisë për vitin 2026 parashikon një rritje të shpenzimeve prej 5 miliardë eurosh në krahasim me vitin 2025, kryesisht e nxitur nga......

Sa kushton të jetosh vetëm në Shqipëri? Dy të rritur me fëmijë shpenzojnë rreth 27 mijë lekë më shumë se dy të rritur pa fëmijë
Shpenzimet mujore për konsum në Shqipëri janë rritur gjatë vitit 2024 në të gjitha kategoritë e familjeve, duke reflektuar një rritje të lehtë të mirëqenies......

Gjobë 350 euro/m2 për ndërtimet pa leje dhe konfiskim - Fuqizohen masat, nis zbatimi. Kush përfshihet në “Listën e Zezë”
Kushdo që ndërton pa leje, apo në tejkalim të lejeve të ndërtimit, do të penalizohet. Qeveria ka miratuar aktet normative të cilat kanë hyrë në fuqi vendosin......

Tkurret parashikimi i energjisë së rinovueshme - IEA redukton projeksionin e rritjes globale me 900 GW deri në vitin 2030
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) uli parashikimin e saj global për rritjen e kapacitetit të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 me 900......