Scan Life Postuar më 24 Nëntor 2025, 09:47

“42 ditë shtesë vere deri në 2100” - Modelet e sotme të nxehtësisë në Evropë, si 6,000 vjet më parë

Nga Kristi Ceta

“42 ditë shtesë vere deri në 2100” - Modelet e sotme

Verat europiane po bëhen gjithnjë e më të gjata dhe më të nxehta. Megjithatë, ka pasur një “pasiguri të lartë” mbi arsyet pse po ndodh kjo. Një hulumtim i ri tregon se modelet e nxehtësisë sot ngjajnë me ato të para 6,000 vitesh dhe mund të jenë shenjë paralajmëruese se më shumë ditë të nxehta na presin në të ardhmen.

Për këtë studim, të publikuar në Nature Communications, ekipi u fokusua te një burim i rëndësishëm i historisë klimatike: balta. Sedimentet në fund të liqeneve europiane japin një kornizë të ndryshimeve sezonale gjatë 10,000 viteve të fundit.

Studiuesit vlerësuan ndryshimin e temperaturës midis Arktikut dhe ekuatorit. Ky gradient udhëheq motin në Evropë, duke drejtuar erërat nga Oqeani Atlantik drejt kontinentit.

Duke u ngrohur Arktiku, diferenca e temperaturës midis tij dhe ekuatorit zvogëlohet. Si rezultat, rrjedhat e ajrit ngadalësohen, duke intensifikuar dhe zgjatur fenomenet e motit veror si valët e nxehtësisë. Po ashtu, edhe stina e verës do të zgjasë më shumë.

Sipas studimit, për çdo ulje prej 1°C të gradientit të temperaturës, sezoni i verës do të zgjatet me rreth gjashtë ditë. Kjo mund të sjellë deri në 42 ditë shtesë vere deri në vitin 2100, nëse ngrohja vazhdon me ritmin aktual. Megjithatë, me trendin aktual të ngrohjes së Arktikut, Evropa mund të përjetojë deri në tetë muaj mot veror deri në fund të shekullit. Kjo situatë është e ngjashme me kushtet e kontinentit rreth 6,000 vjet më parë, kur sezoni i ngrohtë zgjaste pothuajse 200 ditë.

Edhe pse gradienti i temperaturës ka ekzistuar gjithmonë, emetimet e gazeve serrë përshpejtojnë ngrohjen e Arktikut. Zona aktualisht po ngrohet deri katër herë më shpejt se mesatarja globale. “Gjetjet tona tregojnë se ky nuk është vetëm një fenomen modern; është një tipar që përsëritet në sistemin klimatik të Tokës. Por ajo që ndryshon tani është shpejtësia, shkaku dhe intensiteti i ndryshimit,” tha një prej studiuesve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat