Analiza Postuar më 9 Maj 2026, 12:53

Ushqimet mbeten të shtrenjta/ Peshku dhe mishi me rritjen më të fortë të çmimeve

Nga Scan TV

Ushqimet mbeten të shtrenjta/ Peshku dhe mishi me rritjen më të

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë nisur të reflektohen edhe në tregun shqiptar, kryesisht përmes rritjes së kostove të transportit, duke mbajtur të larta edhe çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë të konsumit. Shtrenjtimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare ka rritur kostot e importit dhe furnizimit, efekt që po transmetohet gradualisht te konsumatori final.

Rritja e çmimeve të ushqimeve po vazhdon të prekë drejtpërdrejt buxhetet e familjeve shqiptare. Sipas të dhënave të INSTAT, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rrit me 1.3% në prill, ndërsa ushqimet në tërësi me 1.2%.

Ndikimin më të fortë e dhanë peshku dhe produktet e detit, të cilat u shtrenjtuan me 6.5%, duke regjistruar rritjen më të lartë në gjithë grupin ushqimor.

Në rritje mbeten edhe çmimet e mishit, që u zgjeruan me 3.1%, ndërsa mishi i freskët, i ftohur ose i ngrirë rezulton 3.2% më i shtrenjtë se një vit më parë. Edhe vajrat dhe yndyrnat vijojnë të mbeten në nivele të larta, me një rritje prej 3.1%, ndërsa pijet joalkoolike u shtrenjtuan me 2.8%.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me rritjen e kostove të transportit dhe energjisë në tregjet globale, pas tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit dhe çmimet e importit.

Nga ana tjetër, disa produkte kanë shfaqur ulje të lehtë çmimesh. Perimet ranë me 0.7%, ndërsa drithërat dhe produktet me bazë drithërash u ulën me 0.2%.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat