IIntensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së për rritjen e sigurisë rrugore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike dhe Drejtori i Policisë Rrugore, vizitoi Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut.
Drejtori Hita u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), z. Ami Kozeli, si dhe nga drejtuesit e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut.
Qëllimi i vizitës ishte gjetja e mënyrave që Policia e Shtetit të përfitojë pamjet e prodhuara nga kamerat dhe radarët funksionalë, si dhe nga pajisjet që do të vendosen.
Këto pamje do t’i shërbejnë jo vetëm Policisë Rrugore, në funksion të evidentimit dhe ndëshkimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, por edhe strukturave të tjera të Policisë së Shtetit, për rritjen e parametrave të sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të tyre.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, theksoi se përdorimi i mjeteve bashkëkohore logjistike dhe i teknologjisë inteligjente, duke minimizuar kontaktin e drejtpërdrejtë të punonjësve të Policisë me përdoruesit e rrugës, do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, por edhe në forcimin e imazhit të vendit dhe të Policisë së Shtetit.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i ARRSH-së, z. Ami Kozeli, vlerësoi bashkëpunimin institucional me Policinë e Shtetit, duke nënvizuar se koordinimi ndërmjet institucioneve do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në akset rrugore dhe në përmirësimin e standardeve të monitorimit të trafikut.
Në përfundim të takimit, Hita dhe Kozeli u dakordësuan që bashkëpunimi për përftimin e pamjeve të finalizohet, si dhe të mundësohet kalibrimi i radarëve në akset rrugore dhe në tunele, me qëllim që pamjet dhe të dhënat e siguruara t’i vihen në dispozicion Policisë së Shtetit për verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve me masa administrative.
Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve, nafta shkon në 197 lekë/litër
Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të premte çmimet e reja të karburanteve në tregun vendas, duke reflektuar një rritje të lehtë të tyre krahasuar me......
DPSHTRR heq nga qarkullimi 2000 automjete të vjetra - Në periudhën janar-prill, u kryen 126 mijë kontrolle teknike të mjeteve
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat e kontrollit teknik të mjeteve që iu nënshtruan testimeve pranë Qendrave......
Shqipëria dhe BE, nga negociatat te pesha në ekonomi/ Ndërsa punimet për anëtarësim vijojnë, Unioni mbetet partneri më i rëndësishëm
Nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Komunitetin Europian në vitin 1991, te hapja e negociatave të anëtarësimit dhe procesi i kapitujve negociues,......
Centralet e rinj prodhuan 2.43% të energjisë - ERE: Në vitin 2025 u shtuan 262 MW kapacitete, dominon energjia diellore
Rreth 262 MW kapacitete të reja nga burime të rinovueshme i janë shtuar sistemit elektroenergjetik shqiptar gjatë vitit 2025, ku dominon qartësisht energjia......
Doganat Shqiptare dhe Agjencia e Doganave të Italisë dakordësojnë zgjidhjen teknike për problematikën e importit të verës nga vendi fqinj
Doganat Italiane kanë njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir Beja, për pranimin e propozimit për zgjidhjen e gjendjes aktuale që po......
Konflikti tregtar mes BE-së dhe SHBA-së - Pas ultimatumit të Trump për tarifat BE-ja reagoi me qetësi
Në mosmarrëveshjen për tarifat doganore mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së komisioneri i BE-së për Tregtinë, Marosh Sefçoviç, është shprehur kundër një kursi......
Bizum sfidë për Visa dhe Mastercard - Aplikacioni spanjoll, platformë me 30 milionë përdorues
Aplikacioni spanjoll i pagesave, Bizum, tashmë i përhapur në të gjithë Spanjën, po zhvendoset në dyqanet fizike. Deri më tani, kur preknit telefonin ose......
Raporti: Teherani i reziston bllokadës për 4 muaj - Vlerësimi: Ndikimi i SHBA-së mbi Teheranin mbetet i kufizuar
Përpjekjet për t'i dhënë fund luftës midis SHBA-së dhe Iranit duket se ngecën ndërsa të dyja palët shkëmbyen zjarr në Gjirin Persik të premten. Ndërkohë një......


