Shqipëria Postuar më 9 Maj 2026, 10:12

Doganat Shqiptare dhe Agjencia e Doganave të Italisë dakordësojnë zgjidhjen teknike për problematikën e importit të verës nga vendi fqinj

Nga SCAN TV

Doganat Shqiptare dhe Agjencia e Doganave të Italisë

Doganat Italiane kanë njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave Shqiptare, Besmir Beja, për pranimin e propozimit për zgjidhjen e gjendjes aktuale që po prek këto importet, edhe në përputhje me legjislacionin italian në fuqi.

Dogana Shqiptare fton të gjithë importuesit të vijojnë importet sipas procedurave në fuqi dhe sqarimeve teknike të detajuara që do të publikohen në faqen zyrtare të doganave.

Operatorët importues të verës nga Italia, që nga fillimi i këtij viti po përballen me rritje të pagesës për akcizën, për shkak të mosaplikimit të diferencimit të parashikuar në ligj.

Kuadri ligjor shqiptar bën dallim në nivelin e akcizës mes verës së importuar nga prodhues me prodhim vjetor deri në 10 mijë hektolitra/vit dhe prodhuesve me prodhim mbi 10 mijë hektolitra/vit. Pragu i prodhimit është thelbi i asaj që në praktikë quhet akcizë e diferencuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat