Analiza Postuar më 20 Korrik 2026, 12:39

Shqipëria, ndër vendet me më shumë turistë/ Mirëpresim 5 vizitorë për banor, duke u renditur të 6-tët në botë

Nga Eldiona Serani

Shqipëria, ndër vendet me më shumë turistë/

 

Vitet e fundit, Shqipëria e ka rritur ndjeshëm turizmin, duke arritur të krijojë emrin e saj në hartën turistike evropiane dhe botërore. Sipas të dhënave të UN Tourism, Shqipëria është një nga vendet më të ngarkuara me turistë në botë.

Destinacionet turistike më të ngarkuara në botë nuk janë gjithmonë ato me numrin më të lartë të vizitorëve në total, por ato që kanë më shumë turistë në raport me numrin e banorëve. Në vendet më të vogla, si Shqipëria dhe disa shtete të tjera të Ballkanit, mbërritjet vjetore të turistëve mund ta tejkalojnë disa herë popullsinë vendase.

Sipas të dhënave, Shqipëria regjistron gati 5 turistë për çdo banor, duke u renditur në vendin e gjashtë mes vendeve të marra në shqyrtim. Kjo e vendos përpara edhe destinacioneve të njohura turistike si Maldivet, Bahamas, Seychelles dhe Barbadosi, të cilat njihen për fluksin e lartë të vizitorëve falë popullaritetit dhe bukurive të tyre natyrore. Nga ana tjetër, Shqipëria lë pas edhe vende të rajonit, si Kroacia dhe Mali i Zi.

Ndërkohë, Andorra rezulton të jetë destinacioni më i ngarkuar me turistë në botë. Pavarësisht se nuk ka aeroport, ajo është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik. Turizmi përbën rreth katër të pestat e ekonomisë së saj, ndërsa vendi regjistron rreth 51 turistë për çdo banor.

Monako renditet i dyti, ndërsa Malta e treta, me 6.3 turistë për banor, duke u pozicionuar pak përpara Islandës, e cila regjistron 5.6 turistë për banor.

Në rajonin e Karaibeve, Bahamas kryeson me 4.7 turistë për banor, e ndjekur nga Antigua dhe Barbuda me 3.5, ndërsa Barbadosi regjistron 2.5 turistë për banor. Në Oqeanin Indian, Maldivet dhe Seychelles presin përkatësisht 3.2 dhe 2.8 turistë për banor.

Renditja nuk kufizohet vetëm te mikroshtetet dhe vendet ishullore. Portugalia, Austria dhe Kroacia kanë secila popullsi me miliona banorë, por gjithsesi presin më shumë turistë ndërkombëtarë sesa banorë çdo vit. Portugalia mirëpret 2.7 turistë për banor, Austria 2.9, ndërsa Kroacia 4 turistë për banor.

Edhe Greqia bën pjesë në listën e vendeve me fluks të lartë turistik, duke regjistruar 2.67 turistë për çdo banor. Në fund të renditjes së vendeve të përfshira në këtë analizë ndodhet Singapori, me rreth 2 turistë për banor.

Shqipëria, ndër vendet me më shumë turistë/

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat